Kinë, zemërohet me të dashurën, vret 8 persona e plagos 5

Mediat shtetërore në Kinë raportojnë se një i ri i ka vrarë me thikë tetë persona dhe plagosur pesë të tjerë në pjesën verilindore të Kinës.
Agjencia zyrtare e lajmeve, Ksinhua, tha se sulmi ndodhi mbrëmë në provincën Liaoning.
Sipas raporteve, 17 vjeçari, i indentifikuar vetëm me mbiemrin Li, ka hyrë në shtëpinë e të dashurës së tij i pajisur me thikë, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të, duke i vrarë dy të afërm të saj.
Pas largimit nga shtëpia e të dashurës, Li ka qëlluar me thikë për vdekje edhe gjashtë persona dhe ka plagosur pesë të tjerë.
Agjencia Ksinhua raportoi se Li ishte arrestuar në vendin e krimit, mbrëmë vonë, dhe mbahet në paraburgim, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje të tjera.