E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Siri, Klinton në Turqi për bisedime

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nullënd, ka bërë të ditur se sekretarja Hillari Klinton do të udhëtojë javën e ardhshme për në Turqi, për të biseduar rreth situatës në Siri.

"Klinton, më 11 gusht, do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Qeverinë turke në Stamboll", ka saktësuar Nullënd.

Sekretarja amerikane e Shtetit aktualisht ndodhet në Malavi, nga ku do të udhëtojë për në Afrikën e Jugut, për të takuar ish-presidentin Nelson Mandela.

Ndalesa e fundit në Afrikë do të jetë Gana.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›