E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditëlindja e Obamës, Presidenti luan golf me miqtë

Presidenti amerikan Barack Obama ka festuar ditëlindjen e tij të 51-të duke luajtur golf në Camp David. Ai ka luajtur me miqtë e tij në bazën e forcave ajrore Endrjus, në kushtet e një moti mjaft të nxehtë.
 

Ndërsa Shtëpia e Bardhe nuk ka nxjerrë ende detaje të festës së përgatitur nga familja e tij, zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama poston në faqen e saj në Facebook, një foto të tortës, por që nuk është e ditëlindjes.
 

Vajzat e Presidentit janë në një kamp veror me pushime, por nuk dihet nëse do të jenë të pranishme në festën që do të organizohet. Bashkëshortja e Presidentit ka postuar foton e ditëlindjes së 43-të të Barack, duke e quajtur një nga fotot më të preferuara për të, periudhë në të cilin Obama nuk ishte ende President.

Barack Obama ka lindur në 4 gusht 1961 në Honolulu.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›