E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, protesta kundër masave shtrënguese ekonomike

Qindra izraelitë kanë protestuar në Tel Aviv kundër masave shtrënguese ekonomike të ndërmarra nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
 

Lëvizjet e fundit në Izrael vinë pasiqë dy qytetarë izraelitë dogjën veten si revolt ndaj jetës së vështirë.
 

“Jemi duke protestuar kundër qeverisë së pasur të cilët duan më shumë taksa nga njerëzit që janë nga shtresa e mesme. Duan taksa nga studentët, njerëzit e varfër derisa rrisin përfitimet për kompanitë miliardëshe”, thotë demonstruesi Yoav Sagi.
 

Qeveria izraelite ka aprovuar një paketë ku parashihen një sërë masash shtrënguese në të cilat, edhe rritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›