Sturnaras: Javët e ardhshme vendimtare për Greqinë

Sturnaras tha se javët e ardhshme janë vendimtare për mbajtjen e vendit në zonën euro, nëse nuk miratohen kursime të tjera, kërkuar nga kreditorët BE dhe FMN.
Duke ditur se grekët kanë bërë sakrifica të mëdha, ministri nënvizoi se javët e ardhshme janë vendimtare për mbijetesën e vendit, sepse zgjedhje të ndryshme nga ato që kërkojnë logjikë na çojnë në një falimentim dhe dalje nga zona euro.
“Vendi është angazhuar të kryejë një sërë masash dhe reformash për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për të shmangur përfundimisht kërcënimin e falimentimit'', theksoi Stournaras në këtë deklaratë të publikuar sot nga “Ethnos”.
Ministri filloi sot në mëngjes bisedimet me ekspertët e kreditorëve të trojkës, Poul Thomsen (FMN), Klaus Masuch (BQE) dhe Matias Mors (BE), për finalizimin e kursimit të 11,5 miliardë eurove për vitin 2013 dhe 2014.
Në këtë takim do të jetë gjithashtu i pranishëm dhe ministri i Punës, Janis Vroutsis, ministria e të cilit duhet të kryejë kursime të konsiderueshme.
Ekspertët e trojkës kanë nxitur që prej disa javësh qeverinë greke të koalicionit të djathtë dhe të majtë për miratimin e reduktimeve të tjera në shpenzimet publike, duke përfshirë uljen e pagave dhe pensioneve./Start/
2012-08-05 11:40