E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasjet Thaçi-Mustafa, analistët: Për “kredo” politike

Përplasjet e fundit në mes të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, për “fatin” e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, kanë për qëllim konsumin e brendshëm dhe si të tilla nuk do të ndalen derisa njëri nga ta të tërhiqet nga qëndrimi i tij.
 

Cilido që do të tërhiqet me të drejtë do të mund të cilësohet si “humbësi i vitit”, ndërkaq nuk do të shpëtojë nga pasojat e mëdha brendapërbrenda subjektit të tij politik.
 

Kështu vlerësojnë analistët politikë në Kosovë të cilët theksojnë se nëse Mustafa do të lejojë që Presidentja të mbajë mandat të plotë, ai do të kritikohet nga anëtarët e partisë së tij, ndërsa nëse Thaçi do të lëshojë pe, ai do të tregohej i dobët përballë rivalit të tij kryesor politik, Isa Mustafa, dhe do të dërgojë mesazh te bashkëpartiakët e tij se është gjunjëzuar.
 

Ditë më parë kryeministri Thaçi ka thënë se zëri i Mustafës për respektimin e marrëveshjes politike, e cila solli Jahjagën në krye të vendit, është zë i shkëputur nga realiteti, pasi sipas tij, partitë politike në Kosovë duhet t`i respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese ashtu siç i kanë respektuar në dy rastet e mëhershme të dy ish-presidentëve, Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›