E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne Siri Obama thirrje Asadit Largohu

Presioni ndërkombëtar ndaj presidentit sirian, Bashar Al Assad vazhdon të rritet, ndërsa në këtë vend vazhdon shtypja e dhunshme e protestave antiqeveritare dhe represioni ndaj elementëve të opozitës. Liderët botërorë janë bashkuar në një apel të fortë ndaj Al Asad duke i këkruar atij të largohet nga pushteti dhe të ndalë dhunën ndaj popullit të vet.

"Koha ka ardhur që presidenti Asad të hapë rrugën”, deklaroi rpesidenti amerikan, Barak Obama, duke kulmuar një sërë kërkesash nga zyrtarë të lartë ndërkombëtarë për zgjidhjen e situatës në Siri. Apelit të Obamës i janë bashkuar liderët e britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Bashkimit Europian.

Presioni ndërkombëtar vjen pasi nuk ndalet dhuna nga protestuesve në Siri e cila prej një muaji është intensifikuar edhe me sulme të përshkallëzuara të ushtrisë ndaj disa qyteteve të pabindura, së fundmi në Latakia. Hetues amerikanë thonë se përdorimi i dhunës nga ana e forcave siriane të sigurimit mund të përbëjë krime kundër njerëzimit.  

Ata saktësojnë se këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të adresojë këtë çështje në Gjykatën ndërkombëtare Penale. Apeli i Obamës shënon apelin e parë specifik për largimin e Asad dhe paralajmëron sanksione të ashpra kundër qeverisë siriane.  rreth 2,000 njerëz besohet se janë vrarë në Siri që nga muaji mars. Të gjitha informacionet e hetuesve merren nga dëshmitarët brenda vendit dhe në shtetet fqinje, pasi ata vetë nuk lejohen të hyjnë në Siri.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›