Regjistrimi e antikorrupsioni Berisha Do te cohen deri ne fund

Regjistrimi i popullsisë dhe lejet e ndërtimit në bashkinë e Tiranës ishin dy çështjet kryesore që dominuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kryeministri Sali Berisha hodhi akuza për zyrtarët që janë pozicionuar kundër censusit, të cilët sipas tij nuk kanë asnjë preokupim tjetër veç mandatit të tyre.
“Të gjitha komentet që bëhen kundër këtij akti janë shprehje e një primitizmi njerëzor të shkallës më të lartë. Sharlatanë të vërtetë. Mjeranë politik, Haxhi Qamilër me 100 flamuj do t'i trembë shqiptarët me identitetin e tyre, sepse për shkak të mandateve që u bien besojnë se në këtë mënyrë do të mund të kacavirren në kurriz të tyre",tha kryeministri Berisha.
Duke folur për luftën ndaj korrupsionit, kryeministri Berisha sugjeroi të gjithë ministrat të shqyrtojnë ankesat e paraqitura në tavolinat e tyre. Duke iu referuar këtij rasti, Berisha thotë se Bashkia e Tiranës po shqyrton mundësinë e lejeve të ndërtimit me One Stop Shop.
“Jam shumë i inkurajuar nga fakti që bashkia e Tiranës po shqyrton mundësinë e One stop shop për lejet e ndërtimit, të cilat ishin shndërruar në një mjet të tmerrshëm. E kishin renditur bashkinë në vendin e 173 në botë”, theksoi ai.
Qeveria ka miratuar shtesë në buxhetin e INSTAT me 87 milionë lekë për çështjen e regjistrimit të popullsisë dhe banesave dhe ka përcaktuar rillogaritje për dëmshpërblimin financiar për ish të përndjekurit politik.
Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e enjte , 18 gusht 2011 )