E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në Siri, dorëhiqet i dërguari i OKB, Annan

Ka dhene doreheqjen i derguari i OKB-se per Sirine dhe Ligen Arabe, Kofi Annan. Lajmin e ka dhene per mediat sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban ki Mun.

Shkak mesohet te jete bere vazhdimi i dhunes ne Siri edhe pas perpjekjeve te shumta per te vendosur qetesi e paqe.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, nëpërmjet një deklarate per mediat njoftoi se Anani i ka thënë se ka për qëllim për të mos e ripërtrijë mandatin e tij, i cili i skadon më 31 të këtij  muaji.

Anan kishte tërhequr vërejtjen në muajin qershor se plani i tij gjashtëpikësh për ndaljen e dhunës në Siri, nuk po implementohej dhe për këtë kishte fajësuar kryesisht qeverinë e presidentiti sirian, Bashar al-Asad.

Ban Ki-mun tha se qeveria dhe forcat opozitare vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre duke u mbështetur në rritjen e dhunës.

Ai tha se po vazhdojnë konsultimet me Ligën Arabe për nominimin e shpejtë të pasardhësit të Ananit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›