Meta: Heqja e imunitetit shans për statusin

Deklaratat e tij u bënë në analizën vjetore të LRI-së, ku Meta u shpreh se javët në vazhdim janë vendimtare për vendin.
“Po kështu jemi përpara disa javësh të rëndësishme për vendin. Para pak kohësh u miratua reforma zgjedhore. Qëndrimi ynë ishte abstenim që do të thotë se kemi vlerësuar konsensusin, megjithëse me vonesë, por natyrisht kemi qenë të bindur që kanë qenë të gjitha mundësitë për të korrigjuar në thelb disa padrejtësi të krijuara me kohë në kodin zgjedhor. Por kemi vlerësuar konsensusin për shkak se ka qenë një kërkesë e Bashkimit Evropian, një kërkesë tepër e rëndësishme, ashtu sikurse një kërkesë po kaq e rëndësishme, që Shqipëria të meritojë statusin e vendit kandidat këtë vjeshtë”, theksoi ai.
Meta shtoi se çështje mjaft e rëndësishme është edhe ajo e heqjes së imunitetit për politikanët dhe për zyrtarët e lartë. “Në këtë çështje LSI ka qenë mjaft aktive për të kontribuar për një zgjidhje sa më të pranueshme të kësaj çështjeje, e cila është tepër e rëndësishme për marrjen e statusit të vendit kandidat. Përsëri ne gjejmë rastin për të përforcuar apelin tonë për të ecur drejt një zgjidhjeje e cila mbyll një kapitull dhe njëkohësisht hap një kapitull të ri të një konsensusi të përgjithshëm për të rritur transparencën dhe luftën kundër korrupsionit, por njëkohësisht edhe për t’i vendosur realisht që të gjithë në pozita të barabarta para ligjit dhe përpara shkeljes së ligjit njëkohësisht. Ne jemi të vendosur për të kontribuar në mënyrë pozitive për përmbushjen e të gjithë prioriteteve të cilat tashmë prej më se një viti janë bërë të ditura nga Bashkimi Evropian. Kjo në radhë të parë është në interes të vendit dhe natyrisht edhe të aspiratës integruese në BE”, shtoi ai. /S.Lleshi/Start/
2012-08-02 14:18