E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: 6 gushti shans për integrimin

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha se ligji do të votohet më 6 gusht, teksa i kërkoi opozitës që të mbajë premtimet për përmbushjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian.

“Sot kemi një çështje urgjente për të zgjidhur, çështjen e imunitetit. Vazhdoj të shpresoj se kërkesat për të votuar heqjen e imunitetit brenda muajit korrik, të mos kenë qenë vetëm fjalë në erë. Në 6 gusht mazhoranca do të votojë imunitetin siç kërkoi opozita, përmes ndryshimeve kushtetuese. 6 gushti nuk është tekë e PD-së, por respektim i rregullores”, tha Bregu.

Ajo shtoi se e hëna e ardhshme është shansi për të çuar përpara procesin e integrimit. “Nëse opozita mendon se korrupsioni është një sfidë që duhet fituar dhe nëse opozita është një institucion i këtij vendi dhe jo pengmarrje e zotit Rama dhe frikës së tij, atëherë të votojë në 6 gusht. Shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh Edi Ramës për të humbur shansin e merituar, vetëm se Rama kërkon të ruaje lidhjet e tij të dukshme dhe të padukshme me krimin”, u shpreh shefja e Integrimit. /Start/

                                                                                             2012-08-02 12:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›