E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: 6 gushtin e caktoi mazhoranca

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, tha se data 6 gush është vendosur në mënyrë arbitrare nga mazhoranca, teksa theksoi edhe një herë se PS-ja është dakord me amendamentin për kufizimin e imunitetit. 

“Deklarimi i Berishës është spekulativ, grupi i PS ka marrë vendim publik, nuk ka asnjë deputet që ta ketë kundërshtuar votën pro kufizimit të imunitetit, ne kemi marrë mandatin politik në Komisionin e Ligjeve për ta votuar pro projektin përkatës, në parim dhe nen për nen. Ne e konsiderojmë të mbyllur çështjen për amendamentin e imunitetit”, tha ai.

Ai shtoi se nuk ka kuptim që të bëhet një votim në gusht dhe një në shtator. “Pr/ligji i propozuar nga nisma iniciativë e PD në Kuvend, nuk kemi një projekt për imunitetit por iniciativë për ndryshimin e Kushtetutës, nëse do votohej në tërësi kjo iniciativë do të thotë që do votohej projektligj më vete. Nuk mund të kemi një votim në gusht dhe një në shtator, kjo është qesharake, e paprecedentë në praktikën parlamentare evropiane”, tha Xhafaj.

Ai tha se pretendimet e mazhorancës sa datën 6 gusht e cakton rregullorja, janë absurde. “Amendamenti i propozuar nga një grup deputetësh në 2008 ka përcaktuar procesin, ka vendosur kufij kohor minimal në këtë proces, që të mos abuzohet. Rregullorja përcakton 2 javë kohë të lira, pa veprimtari para thirrjes së mbledhjes së komisionit dhe 2 javë të detyruara para shqyrtimit në seancë plenare. Nisma e PD është regjistruar në 6 korrik, seanca është lënë në 6 gusht, gjithsej 31 ditë kalendarike, nga këto 28 janë ditët që rregullorja i ka të kushtëzuara për shpalljen publike të projektit final, mbeten vetëm 3 ditë pune, kaq kanë qenë dhe ditët që i janë kushtuar procesit”, u shpreh deputeti i PS-së. /Start/

                                                                                             2012-08-02 14:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›