Panariti-Liberman: Bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve

Është koha që mes dy vendeve tona të zhvillohen marrëdhëniet ekonomike. Kështu është shprehur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman. Sipas tij Shqipëria është një pikë strategjike ku mund të hedhin kapitalin e tyre investitorët izraelitë, duke shtruar këtu edhe nevojën e bashkëpunimit në nivel dhomash të tregtisë së dy vendeve, ndërsa vlerësoi se hapja e Abasadës izraelite në Shqipëri do të luajë një rol deciziv në këtë drejtim.
“Jam i sigurt se hapja e Ambasadës do ti japë japë një shtysë të re marrëdhënieve tona. Shtysat jovetëm në kaudrin politik, por dhe ato ekonomike pasi është koha që këto marrëdhënie të shohin një shtysë të re. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike do të zhvillojnë edhe ato politike. Mendoj se me krizën ekonomike botërore është koha e duhur të ftohen kompani izraelite dhe të shohin këto mundësi dhe ky nivel bashkëpunimi uroj të shtrihet edhe në nivelin e dhomave të tregtisë” tha ai.
I pyetur në lidhje me faktin e mosnjohjes së shtetit më të ri në Ballkan, Kosovës, Lieberman e arsyetoi këtë situatë me turbullirat dhe gjendjen delikate në të cilën ndodhet vendi i tij, por shtoi ai, “në kohën e duhur edhe ne do të kemi qëndrimin tonë”.
Edhe Ministri Panariti nga ana e tij e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë ngjarje, për të cuar në një tjetër nivel marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Me inaugurimin e ambasadës vendosëm t`i japim një shtysë marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ju shpreh bindjen se marrëdhëniet do të jenë nje model për tu ndjekur edhe nga vendet e tjera”- tha Panariti.
Në orën 17:30 kreu i diplomacisë izraelite do të takohet me kryeministrin Sali Berisha, ndërsa do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e inagurimit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë si dhe do të do të zhvillojë në ceremoni private me stafin e ri të Ambasadës.