E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Tiranë, mediat e huaja: Situata e rëndë!

“Tre persona kanë humbur jetën në kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë përleshjeve mes policisë me mijëra protestuesve opozitarë.

Rreth 20 mijë persona u mblodhën jashtë ndërtesës së qeverisë duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë”, shkruan BBC.

“Protestat vijnë pas dorëheqjes së zv/kryeministrit Ilir Meta-, vijon BBC-, i cili është përfshirë në një skandal mashtrimi. Opozita socialiste akuzon qeverinë për korrupsion, abuzim me pushtetin dhe vjedhje të zgjedhjeve të fundit parlamentare.”

“The Uashington Post” shkruan se mijëra persona kanë protestuar dhunshëm para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Prestigjiozja amerikane shkruan më tej se demonstruesit janë shpërndarë nga policia me gaz lotsjellës dhe ujë.

Agjencia “Reuters” citon demonstrues, të cilët janë ndeshur me forcat policore gjatë manifestimit në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

Demonstratës së dhunshme në Tiranë i japin jehonë edhe mediat italianë. “La Reppublica” e cilëson gjendjen në kryeqytetin shqiptar si mjaft të tensionuar. E njëjta situatë raportohet edhe nga agjencia “ANSA”.

“Ditë të vitit 1997 po përjeton Shqipëria”, shkruan uebfaqa greke “NEWSIT”. Ndërsa gazeta më e madhe turke “Zaman” raporton për të vdekurit dhe të plagosurit në demonstratën e sotme. (R. Dunga - Start)

                                                                                             2011-01-21 18:34
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›