Policia bën bilancin e “luftës” në Tiranë
Policia e Shtetit theksoi se janë plagosur rëndë 17 punonjës policie dhe 100 të tjerë janë lënduar.
“Pas grumbullimit para ndërtesës të Këshillit të Ministrave, grupe demonstruesish në prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike. Në vazhdim këto grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Këshillit të Ministrave, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe shpërthyese, gurë etj”, tha zëdhënësja Laura Totraku. Gjatë gjithë kësaj kohe Policia e Shtetit ka ruajtur gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe ka vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit duke ju shmangur çdo provokimi të bërë.
Gjithashtu janë djegur dhe shkatërruar plotësisht mbi 15 mjete dhe dëmtuar me dhjetëra të tjerë.“Pas largimit nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit grupe vandalësh kanë vazhduar të shkatërrojnë, vjedhin dhe vandalizojnë objekte të ndryshme. Në këtë moment në Spitalin Ushtarak kanë mbërritur 2 persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili ndërroi jetë më pas. Policia e Shtetit njofton se drejtues të Prokurorisë së Tiranës dhe ekspertë mjeko ligjorë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes dhe autorët e tyre”, thuhet më tej në reagim.
Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunës. “Garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të siguruar rendin dhe qetësinë publike për qytetarët shqiptarë dhe mbrojtjen e institucioneve dhe shtetit ligjor”, përfundon deklarata./S.Lleshi/Start/
2011-01-21 20:26