E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 40 ditë burg për Bledi Balliun

Arif Shehu, ose i njohur ndryshe si Bledi Balliu, do të vuajë vetëm 40 ditë burg, edhe pse mbi të rëndonte akuza për vrasjen e shtetasit Aleksandër Koliçi. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, pranë shkollës “Petro Nini”, në kryeqytet.

Bledi Balliu u akuzua për vrasjen e 46-vjeçarit, Aleksandër Koçiu, por prokuroria sipas gjykatës nuk kishte çuar provat e mjaftueshme që e vërtetonin këtë krim.

Policia e Tiranës, arrestoi Arif Shehun si të dyshuarin kryesor të vrasjes së 46-vjeçarit Koliçi.

Autori i vrasjes, ashtu sikurse edhe viktima kanë qenë të akuzuar së bashku për trafik droge në të njëjtën çështje që bënte fjalë për tentativën e transportimit të dy ngarkesave me drogë nga Shqipëria në drejtim të Hollandës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›