Besa fiton ne Korce dhe pret piket e Vlores
Aranit Muraci
Besa nuk ka hequr dore nga gara, per te fituar titullin kampion. Kavajasit kane mundur qe te fitojne ne Korce, ndaj Skenderbeut vendas, duke arritur qe te marrin piket e plota. Ndeshja e prapambetur e Kategorise Superiore, e cila eshte zhvilluar gjate dites se djeshme ne Korce perfundoi me humbjen e radhes per ekipin e Skenderbeut. Ishte humbja e dyte radhazi, brenda ne shtepi per kete sezon dhe pas ketij takimi pozitat e ekipit juglindor jane lekundur ndjeshem. Trajneri Andrea Marko, pas marrjes se detyres se re ne drejtimin e Skenderbeut nuk ka arritur qe te shfrytezoje faktorin fushe, duke shenuar nje prej starteve me te dobeta te korcareve. Nga ana tjeter, Besa pas probleme qe shenoi ne Vlore, ne javen e kaluar, ka mundur te realizoje synimin e saj, ne nje ndeshje tjeter te veshtire jashte fushes se saj. Ekipi i Shpetim Duros ia doli qe te fitonte dhe te afrohej me Dinamos, qe gjithsesi fale fitores qe siguroi ndaj Tiranes ne ndeshjen direkte, vazhdon te mbetet edhe me e sigurt ne krye te klasifikimit. Nderkaq, nese disiplinori vendos dhe jep ne tavoline ndeshjen per Besen, pas problemeve qe ndodhen nje jave me pare ne fushen e Flamurtarit, diferenca mes vendit te pare dhe Beses do te ngushtohet ne nente pike dhe deri ne fund, gara per titull do te quhet e hapur. Ne te kundert, pavaresisht fitores se fundit me Skenderbeun, Besa do te shpresoje ne ndonje hap tjeter fals te Dinamos, ne javet e metejshme. Ne minuten e 34-et, Dritan Babamusta i ka dhene avantazhin miqve nga Kavaja. Pjesa e pare perfundoi me kete rezultat. Pjesa e dyte eshte tablo e pjeses se pare. Miqte jane me kerkues dhe godasin disa here shtyllen e portierit Dejan Kosturanovit. Ne '72, sulmuesi vlonjat, Daniel Xhafa shenoi golin e dyte te ndeshjes dhe te sigurise per Besen. Ekipi kavajas kontrolloi gjithe lojen dhe nuk e vuri per asnje moment ne diskutim fitoren karshi Skenderbeut.
12 pike
Dinamo kryeson me nje diference te tille pikesh ndaj Beses, ne nje kohe qe kjo e fundit eshte ne pritje te rezultatit te disiplinorit ne FSHF. Nese federata do te marre parasysh kerkesen e Beses, gara do te quhet e hapur ne krye te klasifikimit.
Skenderbeu - Besa 0-2
Skenderbeu : Kosturanov, Ceka, Cipi, Lika, Caka, Muca, Mitre (Aliu '25), Seskarovski, Cajku, Doku, Frasheri. Trajner : A. Marko
Besa: Shehi, Traga, Fagu, Vrapi, Hasalla, Babamusta, Poci, Dhembi, Mihani, Sinani, Xhafaj. Trajner: Sh. Duro
Gjyqtar: L. Jemini
Kartone te verdhe: Frasheri, Muca
Shenues: Babamusta 34' , Xhafaj 72'