Festivali mbareshqiptar i drames shqipe

Festivali mbarëshqiptar i dramës shqipe starton me 10 nëntor në Tiranë. 18 trupa nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të performojnë në Tiranë për 11 ditë për publikun kryeqytetas. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami thotë se ky festival është konceptuar në formën e bienales, ku këtë vit shfaqjet e përzgjedhura flasin vetëm shqip. Kjo në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë pjesë nga repertori i huaj.
Pjesa më e madhe e veprave të vëna në skenë trajtojnë tema historike dhe vijnë premierë enkas për këtë event, por ka edhe pjesë të përzgjedhura nga repertori i shfaqjeve të teatrove, qe kanë vënë në skenë në kuadër të 100 vjetorit.
Skrami bën me dije se këtë vit nuk do të ketë çmime por vetëm trofe simbolik për të gjitha trupat me simbolin e 100 vjetorit të pavarësisë.