E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi me makinë këmbësorin, arrestohet

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 56-vjeçar, të akuzuar për aksidentimin e një kalimtari në kryeqytet. Lajmi bëhet i ditur nga policia, sipas të cilës ngjarja ndodhi mbërmjen e së hënës.

Shtetasi i arrestuar është 56-vjeçari, Mahmud Hasibra, lindur dhe banues në Tiranë.

“Ky shtetas duke drejtuar mjetin veturë tip Audi, me targa TR 6506 K, në bulevardin “Bajram Curri”, ka aksidentuar një këmbësor”- thonë të njëjtat burime.

I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas burimeve nga spitali gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›