Ngadalësohet kredia, Fullani: Bankat, politika shtrënguese
TIRANE- Bankat e nivelit të dytë nuk e kanë përcjellë ende vendimin e Bankës së Shqipërisë për uljen me 0.5% të normës bazë të interesit për lekun, i cili synonte t’i bënte më të lira kreditë në monedhën vendase, duke i dhënë kështu nxitje kreditimit të ekonomisë.
Ky fakt është pranuar nga Guvernatori Ardian Fullani, i cili ka shtuar se bankat vazhdojnë të zbatojnë politika shtrënguese në kreditimin e bizneseve dhe qytetarëve.
“Ulja e normës bazë të interesit në fund të muajit tetor shënon forcimin e kërkesës së brendshme dhe të rigjallërimit të kreditimit të ekonomisë. Efekti i këtij sinjali në ekonomi nuk është shfaqur akoma i plotë. Në muajin shtator portofoli i kredisë për ekonominë është rritur me ritme më të ulta, krahasuar me muajt e mëparshëm. Ritmi vjetor i rritjes së kredisë zbriti në nivelin 13.2%. Ngadalësimi i kredisë është thuajse tërësisht pasojë e tkurrjes së kredisë në valutë ndërkohë që kredia në lekë u rrit me 31% në terma vjetorë” theksoi Fullani.
Kreu i Bankës së Shqipërisë ka bërë të ditur gjithashtu se është rritur niveli i kredisë me probleme, edhe pse ka garantuar sërish qytetarët se bankat tona janë të sigurta, likuidite dhe të mirëkapitalizuara.
“Niveli i kredive më probleme është në nivelin 1%. Situata në sistemin bankar nuk varet vetëm nga një tregues dhe bankat sot gjenden në një nivel të lartë kapitali” shpjegoi Guvernatori i BSH.
Pasi ka analizuar ecurinë e deritanishme të ekonomisë dhe politikën monetare, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendour ta mbajë të pandryshuar në 5.25% normën bazë të interesit për lekun.
(e.n/News24/BalkanWeb)