E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez mbetet megjithë eliminimin e Liverpulit

Trajneri i Liverpul e ka siguruar postin qe gezon pavaresisht humbjeve. Drejtori i Liverpulit, Kristijan Parslou, ka deklaruar se Rafael Benitez do të mbetet trajner i këtij klubi të futbolli pavarësisht nga eliminimi nga Kupa e kampionëve.
Futbollistët e Liverpulit mbrëmë kanë fituar kundër Debrecenit në Hungari, por janë eliminuar nga garat e mëtejshme pasi Fiorentina ka mundur Lionin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›