E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohen 9 algjeriane dhe siriane

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 9 shtetas të huaj nga Algjeria, Tunizia dhe Siria. Ndalimi 3 prej tyre është bërë në oborrin e shtëpisë së një shtetasi nga Tepelena. Ndërsa në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelenë janë ndaluar edhe 6 shtetas të tjerë, nga këta 3 shtetas nga Algjeria dhe 3 shtetas nga Siria. Po ashtu është arrestuar dhe Loni Çuna, pasi 3 prej personave u ndaluan në shtëpinë e tij. Ai akuzohet për veprën penale të “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit”. Pas kalimit nga Greqia, Çuna do t’i transportonte ata drejt Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›