Dhuna në komisariate "plas" edhe në Shkodër
Avokati i Popullit ka denoncuar
dje rastin e dytë të
keqtrajtimeve në burgje.
Gjatë një inspektimi në Policinë
e Shkodrës, Emir Dobjani ka
vërejtur një 20-vjeçar me dëmtime
në trup, ndaj të cilit ishte
përdorur dhunë nga dy policët E.
C. dhe E. R. Ky është rasti i dytë
brenda pak ditëve, ku uniformat
blu keqtrajtojnë të ndaluar në
ambientet e komisariateve. Pak
ditë më parë, një tjetër oficer
policie keqtrajtoi një të ri në Sarandë.
Aristidh Glucaj u çua dhe
u nxor në gjendje të fikëti nga
salla e gjyqit, si pasojë e dhunës
policore. Skandali mori përmasa
të mëdha deri në ndërhyrjen e
Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i
cili urdhëroi nisjen e hetimeve
për shkeljet e mundshme të
gjyqtarit për këtë rast. Burimet
nga Avokati i Popullit thanë se
rasti tjetër i dhunës policore
mbi të ndaluarit në ambientet
e komisariateve konstatohet
në Shkodër. Zyra e Avokatit të
Popullit ka denoncuar ushtrimin
e dhunës ndaj një 20-vjeçari nga
Shkodra, i cili ka pësuar dëmtime
të shumta në trup. Gjithçka u
konstatua nga Avokati i Popullit,
Emir Dobajni, i cili ishte dje për
inspektimin e drejtorisë së policisë,
ku dhe ka konstatuar faktin
e rëndë. Sipas të dhënave nga
zyra e Avokatit të Popullit bëhet
e ditur se i riu është E. A., ndërkohë
që bëhen të ditura edhe
inicialet e dy policëve që e kanë
keqtrajtuar, E. C., dhe E.R. Ende
nuk dihen arsyet pse 20-vjeçari
ishte shoqëruar në ambientet e
Komisariatit të Policisë Shkodër,
por Avokati i Popullit po shqyrton
këtë rast në bashkëpunim
edhe me prokurorinë. Ky është
rasti i dytë brenda pak ditëve,
ku uniformat blu keqtrajtojnë të
ndaluar në ambientet e komisariateve.
dje rastin e dytë të
keqtrajtimeve në burgje.
Gjatë një inspektimi në Policinë
e Shkodrës, Emir Dobjani ka
vërejtur një 20-vjeçar me dëmtime
në trup, ndaj të cilit ishte
përdorur dhunë nga dy policët E.
C. dhe E. R. Ky është rasti i dytë
brenda pak ditëve, ku uniformat
blu keqtrajtojnë të ndaluar në
ambientet e komisariateve. Pak
ditë më parë, një tjetër oficer
policie keqtrajtoi një të ri në Sarandë.
Aristidh Glucaj u çua dhe
u nxor në gjendje të fikëti nga
salla e gjyqit, si pasojë e dhunës
policore. Skandali mori përmasa
të mëdha deri në ndërhyrjen e
Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i
cili urdhëroi nisjen e hetimeve
për shkeljet e mundshme të
gjyqtarit për këtë rast. Burimet
nga Avokati i Popullit thanë se
rasti tjetër i dhunës policore
mbi të ndaluarit në ambientet
e komisariateve konstatohet
në Shkodër. Zyra e Avokatit të
Popullit ka denoncuar ushtrimin
e dhunës ndaj një 20-vjeçari nga
Shkodra, i cili ka pësuar dëmtime
të shumta në trup. Gjithçka u
konstatua nga Avokati i Popullit,
Emir Dobajni, i cili ishte dje për
inspektimin e drejtorisë së policisë,
ku dhe ka konstatuar faktin
e rëndë. Sipas të dhënave nga
zyra e Avokatit të Popullit bëhet
e ditur se i riu është E. A., ndërkohë
që bëhen të ditura edhe
inicialet e dy policëve që e kanë
keqtrajtuar, E. C., dhe E.R. Ende
nuk dihen arsyet pse 20-vjeçari
ishte shoqëruar në ambientet e
Komisariatit të Policisë Shkodër,
por Avokati i Popullit po shqyrton
këtë rast në bashkëpunim
edhe me prokurorinë. Ky është
rasti i dytë brenda pak ditëve,
ku uniformat blu keqtrajtojnë të
ndaluar në ambientet e komisariateve.