Greqi, tre "hajdutë" shqiptarë arratisen nga rajoni i policisë
Tre shqiptarë të arrestuar për
vjedhje janë arratisur nga
dhomat e paraburgimit në
rajonin e policisë në Thiva. Ata
ishin transferuar atje, ku më pas
do të çoheshin në prokurorinë
e qytetit për t‘iu dhënë dënimi.
Policia greke bëri të ditur dje në
mesditë për mediat se tre shtetas
shqiptarë, që ishin arrestuar për
akuzën e vjedhjeve, janë arratisur
dje në mëngjes nga dhomat e paraburgimit
në rajonin e policisë
në Thiva. Sipas deklaratës për
shtyp të drejtorisë së policisë,
tre personat ishin transferuar
në rajonin e policisë prej ditës
së mërkurë dhe do të çoheshin
në prokurorinë e qytetit për t‘iu
dhënë dënimi, ndaj veprave
penale që kishin kryer. Detaje të
hollësishme për mënyrën e arratisjes
së tyre nuk janë dhënë, por
thuhet se ata kanë prerë hekurat
e dritares së qelisë me një sharrë
të vogël hekuri, e cila nuk dihet
sesi ka mbërritur në duart e
tyre. Ministri i Brendshëm grek,
Prokopis Pavllopulos, urdhëroi
hapjen e menjëhershme të hetimeve,
ndërsa shkarkoi nga detyra
shefin e rajonit dhe oficerin e
rojës. Madje organet greke urdhëruan
menjëherë hapjen e një
hetimi përkatës për katër policët
e shërbimit, ndaj të cilëve tashmë
rëndon akuza e moskryerjes së
detyrës. Ministri i Brendshëm grek
që ka dhënë urdhër për hapjen
e këtij hetimi ka pezulluar nga
puna njëkohësisht katër policët,
si dhe shefin e rajonit të policisë.
Sipas mediave greke tre të arratisurit
i përkisnin një grupi prej 11
personash të gjithë shqiptarë, të
arrestuar për vjedhje të ndryshme
dhe bastisje në zonën e Greqisë
Qendrore. Karakteristikë e grupit
ishte përbërja nga persona të rrezikshëm,
ashtu siç i kanë cilësuar
organet greke të rendit. Tashmë,
është në zhvillim një operacion
i policisë greke për kapjen e tyre
dhe për këtë janë lajmëruar edhe
doganat greke, si dhe autoritetet
shqiptare. Identiteti i personave
të arratisur nuk bëhet i ditur, por
thuhet se janë të moshave nga 22
deri në 30 vjeç.
vjedhje janë arratisur nga
dhomat e paraburgimit në
rajonin e policisë në Thiva. Ata
ishin transferuar atje, ku më pas
do të çoheshin në prokurorinë
e qytetit për t‘iu dhënë dënimi.
Policia greke bëri të ditur dje në
mesditë për mediat se tre shtetas
shqiptarë, që ishin arrestuar për
akuzën e vjedhjeve, janë arratisur
dje në mëngjes nga dhomat e paraburgimit
në rajonin e policisë
në Thiva. Sipas deklaratës për
shtyp të drejtorisë së policisë,
tre personat ishin transferuar
në rajonin e policisë prej ditës
së mërkurë dhe do të çoheshin
në prokurorinë e qytetit për t‘iu
dhënë dënimi, ndaj veprave
penale që kishin kryer. Detaje të
hollësishme për mënyrën e arratisjes
së tyre nuk janë dhënë, por
thuhet se ata kanë prerë hekurat
e dritares së qelisë me një sharrë
të vogël hekuri, e cila nuk dihet
sesi ka mbërritur në duart e
tyre. Ministri i Brendshëm grek,
Prokopis Pavllopulos, urdhëroi
hapjen e menjëhershme të hetimeve,
ndërsa shkarkoi nga detyra
shefin e rajonit dhe oficerin e
rojës. Madje organet greke urdhëruan
menjëherë hapjen e një
hetimi përkatës për katër policët
e shërbimit, ndaj të cilëve tashmë
rëndon akuza e moskryerjes së
detyrës. Ministri i Brendshëm grek
që ka dhënë urdhër për hapjen
e këtij hetimi ka pezulluar nga
puna njëkohësisht katër policët,
si dhe shefin e rajonit të policisë.
Sipas mediave greke tre të arratisurit
i përkisnin një grupi prej 11
personash të gjithë shqiptarë, të
arrestuar për vjedhje të ndryshme
dhe bastisje në zonën e Greqisë
Qendrore. Karakteristikë e grupit
ishte përbërja nga persona të rrezikshëm,
ashtu siç i kanë cilësuar
organet greke të rendit. Tashmë,
është në zhvillim një operacion
i policisë greke për kapjen e tyre
dhe për këtë janë lajmëruar edhe
doganat greke, si dhe autoritetet
shqiptare. Identiteti i personave
të arratisur nuk bëhet i ditur, por
thuhet se janë të moshave nga 22
deri në 30 vjeç.