E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës, shpërthen Ina Rama: Gjykata na penalizoi

Kryeprokurorja Ina Rama
deklaroi dje se gjykata ka
penalizuar organin e
akuzës në lidhje me
dosjen Durrës-Kukës, pasi
hetuesit e çështjes nuk mund të
kryejnë asnjë veprim. Pas takimit
mbi një projekt binjakëzimi me
Prokurorinë Spanjolle, numri një
i akuzës shqiptare i është shmangur
pyetjes për statusin e personit
nën hetim të ish-ministrit të
Transporteve, Lulzim Basha,
duke lënë enigmë faktin nëse ai
do të merret apo jo i pandehur.
Reagimi i Kryeprokurores për
vendimin e gjykatës ka qenë i
ndryshëm me deklarimet jozyrtare
të grupit hetimor, sipas të
cilëve vendimi nuk ishte i prerë.
Por Rama ka sqaruar njëherë e
mirë pozicionin e prokurorisë në
këtë rast. "Për shkak të dispozitave
ligjore, ne nuk mund të
bëjmë veprime hetimore, sepse
ka një vendim gjykate. Ne jemi të
detyruar të mos bëjmë asnjë veprim
hetimor", u shpreh Kryeprokurorja,
pa saktësuar nëse vendimi
i gjykatës pengonte prokurorinë
për të marrë të pandehur
Bashën.
Apelohet vendimi
Në të njëjtën kohë që
Kryeprokurorja Ina Rama ndodhej
në një konferencë që po
mbahej në Tiranë, për binjakëzimin
e Prokurorive ku marrin
pjesë prokurorë nga rajoni,
prokurori i çështjes, Arben Kraja,
ka apeluar vendimin e gjykatës.
Burime nga akuza thanë se vendimi
i gjyqtarit Sokol Tona, i cili i
jepte të drejtë Armand Telitit dhe
Andi Tomës për mbylljen e hetimeve
që më datën 6 nëntor, është
i pabazuar në argumentet që
prokuroria parashtroi në seancat
gjyqësore. Sipas saj, hetimet nuk
janë mbyllur pasi po zhvillohen
procedura teknike pas raportit të
ekspertëve kontabël. Akuza thotë
se krahas tre personave të marrë
të pandehur, të tjerë persona janë
nën hetim, midis të cilëve edhe
Lulzim Basha. Brenda këtij muaji,
prokuroria ka siguruar se do të
depozitojë dosjen në gjykatë. Por
ajo çka nuk është saktësuar nga
Në gjyq, bleu një fëmijë vetëm 10 mijë lekë
organi i akuzës është roli i ishministrit
në hetime. Nën zë
hetuesit deklarojnë se po presin
"firmën" e Kryeprokurores, ndërsa
më pas shtojnë se dosja mund
të ndahet, ku në Gjykatën e Tiranës
të përfundojnë Teliti, Toma
dhe Saraçi dhe në Gjykatën e
Lartë deputeti pa imunitet Lulzim
Basha. Por dërgimi i tij në gjykatë,
sipas hetuesve, mund të zgjasë në
një kohë të pacaktuar.
Deklarata e Ina Ramës
E prerë në deklarata, duke
qenë se çështja është politizuar
nga dy të pandehurit Toma dhe
Teliti, që deklaruan se hetimet
kanë koniunktura politike,
Kryeprokurorja Ina Rama i është
shmangur interesimit të gazetarëve
për fatet që do të pësojë kjo
dosje. E nisur me shumë vrull
muaj më parë, ku në krye të institucionit
të akuzës qendrore ishte
Sollaku, me kalimin e kohës dosja
u shumua, ku pas heqjes së imunitetit
të Lulzim Bashës, organi i
akuzës nuk e ka zgjeruar rrethin e
hetimeve, por është mjaftuar me
veprimet e para hetimore të
Prokurorisë së Tiranës. Ajo përcaktoi
edhe statusin e tre të pandehurve
të sotëm, ndërsa hetimet
për Bashën ia kaloi akuzës
qendrore. Sikur të mos mjaftonte
kjo vonesë, për shkak se 2008 është
vit parazgjedhor, duket se
Kryeprokurorja është në dilemë
për fatin e ministrit të Jashtëm.
Ajo tha dje publikisht se, me vendimin
e gjykatës në dorë, nuk do
të ketë më hetime për rrugën
Durrës-Kukës, duke "mbyllur"
përfundimisht hetimet. Rama
shtoi se "për sa kohë ka një vendim
gjykate, hetimet janë
bllokuar". Por, prokuroria nuk do
të tërhiqet ndaj vendimit, të cilin
e respekton, por gjithashtu dhe e
konteston.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›