"Prokuroria në shënjestër, pasi po heton çështje të rëndësishme"
Ambasadori i Këshillit të
Evropës në Tiranë, Helmut
Lohan, deklaroi se Prokuroria
Shqiptare ka qenë në qendër të
debateve, pasi po heton çështje të
rëndësishme. Lohan mori pjesë dje
në ceremoninë e binjakëzimit të
Prokurorisë Shqiptare me atë
Spanjolle. Në fjalën e tij, ambasadori
i KE-së vlerësoi rolin e Prokurorisë
Shqiptare. Sipas tij, Prokuroria,
gjatë gjithë vitit ka qenë në qendër
të debateve, qoftë në media apo
jashtë saj, sepse është marrë me
hetime të rëndësishme siç kanë
qenë rruga "Durrës-Kukës", "Gërdeci"
apo "Fazliç". Lohan vuri në
dukje balancën që duhet të ruhet
në punën e prokurorisë. Në këtë
kuadër, ai vërejti përgjegjësinë e
prokurorëve përpara ligjit dhe nga
ana tjetër pavarësinë, nga e cila
duhet të karakterizohet ky institucion.
Sipas Lohan, kjo balancë është
një prioritet i kërkuar edhe në
raportet e KE-së për Shqipërinë.
Ndërkohë, KE-ja prezantoi dje
një projekt prej 800.000 eurosh në
mbështetje të Prokurorisë së
Përgjithshme për të ndërmarrë inspektime
dhe vlerësime të
prokurorëve. Projekti ka formën e
një binjakëzimi mes Prokurorisë së
Përgjithshme të Shqipërisë, Prokurorisë
së Përgjithshme të Spanjës
dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor të
Italisë. Sipas KE-së, projekti do të
asistojë Prokurorinë e Përgjithshme
në përmirësimin e sistemeve
të veta profesionale të menaxhimit
dhe praktikave të punës në
mënyrë që të rrisë eficencën, transparencën
dhe drejtësinë e funksioneve
të prokurorisë në Shqipëri.
Në veçanti, ekspertët spanjollë dhe
italianë do të punojnë me Prokurorinë
e Përgjithshme për zhvillimin
dhe zbatimin e sistemeve moderne
profesionale për inspektimin
dhe vlerësimin e prokurorëve, për
qartësimin e përgjegjësive të policisë
gjyqësore në raport me ato të
prokurorëve, menaxhimin e burimeve
njerëzore dhe për teknikat
dhe procedurat e hetimit.
Ekspertët do të punojnë në ngritjen
e një drejtorie të re të inspektimit
dhe vlerësimit brenda
Prokurorisë së Përgjithshme me
metoda profesionale përzgjedhjeje
dhe trajnimi të hetuesve
dhe vlerësuesve. Gjithashtu, do
të futet një sistem shpërblimesh
nëpërmjet promovimeve dhe
rritjes së rrogave. Për më tepër, sipas
Këshillit të Evropës, do të
jepen trajnime për procedura
efektive dhe efecente për
mbikëqyrjen e hetimeve për të
përmirësuar punën e prokurorisë
dhe kohëzgjatjet e procedimeve
të rasteve. "Ky projekt do të
adresojë dobësitë në sistemin e
menaxhimit të burimeve njerëzore
dhe në kapacitetin hetues të
sistemit shqiptar të prokurorisë.
Kështu që, do të japë asistencë të
drejtpërdrejtë për të kapërcyer
disa nga mangësitë e identifikuara
nga Raporti Vjetor i Progresit
i Komisionit Evropian",
theksoi ambasadori Lohan, shef i
Delegacionit të Komisionit Evropian
në Shqipëri, në ceremoninë
e prezantimit.
Evropës në Tiranë, Helmut
Lohan, deklaroi se Prokuroria
Shqiptare ka qenë në qendër të
debateve, pasi po heton çështje të
rëndësishme. Lohan mori pjesë dje
në ceremoninë e binjakëzimit të
Prokurorisë Shqiptare me atë
Spanjolle. Në fjalën e tij, ambasadori
i KE-së vlerësoi rolin e Prokurorisë
Shqiptare. Sipas tij, Prokuroria,
gjatë gjithë vitit ka qenë në qendër
të debateve, qoftë në media apo
jashtë saj, sepse është marrë me
hetime të rëndësishme siç kanë
qenë rruga "Durrës-Kukës", "Gërdeci"
apo "Fazliç". Lohan vuri në
dukje balancën që duhet të ruhet
në punën e prokurorisë. Në këtë
kuadër, ai vërejti përgjegjësinë e
prokurorëve përpara ligjit dhe nga
ana tjetër pavarësinë, nga e cila
duhet të karakterizohet ky institucion.
Sipas Lohan, kjo balancë është
një prioritet i kërkuar edhe në
raportet e KE-së për Shqipërinë.
Ndërkohë, KE-ja prezantoi dje
një projekt prej 800.000 eurosh në
mbështetje të Prokurorisë së
Përgjithshme për të ndërmarrë inspektime
dhe vlerësime të
prokurorëve. Projekti ka formën e
një binjakëzimi mes Prokurorisë së
Përgjithshme të Shqipërisë, Prokurorisë
së Përgjithshme të Spanjës
dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor të
Italisë. Sipas KE-së, projekti do të
asistojë Prokurorinë e Përgjithshme
në përmirësimin e sistemeve
të veta profesionale të menaxhimit
dhe praktikave të punës në
mënyrë që të rrisë eficencën, transparencën
dhe drejtësinë e funksioneve
të prokurorisë në Shqipëri.
Në veçanti, ekspertët spanjollë dhe
italianë do të punojnë me Prokurorinë
e Përgjithshme për zhvillimin
dhe zbatimin e sistemeve moderne
profesionale për inspektimin
dhe vlerësimin e prokurorëve, për
qartësimin e përgjegjësive të policisë
gjyqësore në raport me ato të
prokurorëve, menaxhimin e burimeve
njerëzore dhe për teknikat
dhe procedurat e hetimit.
Ekspertët do të punojnë në ngritjen
e një drejtorie të re të inspektimit
dhe vlerësimit brenda
Prokurorisë së Përgjithshme me
metoda profesionale përzgjedhjeje
dhe trajnimi të hetuesve
dhe vlerësuesve. Gjithashtu, do
të futet një sistem shpërblimesh
nëpërmjet promovimeve dhe
rritjes së rrogave. Për më tepër, sipas
Këshillit të Evropës, do të
jepen trajnime për procedura
efektive dhe efecente për
mbikëqyrjen e hetimeve për të
përmirësuar punën e prokurorisë
dhe kohëzgjatjet e procedimeve
të rasteve. "Ky projekt do të
adresojë dobësitë në sistemin e
menaxhimit të burimeve njerëzore
dhe në kapacitetin hetues të
sistemit shqiptar të prokurorisë.
Kështu që, do të japë asistencë të
drejtpërdrejtë për të kapërcyer
disa nga mangësitë e identifikuara
nga Raporti Vjetor i Progresit
i Komisionit Evropian",
theksoi ambasadori Lohan, shef i
Delegacionit të Komisionit Evropian
në Shqipëri, në ceremoninë
e prezantimit.