Vaksinimi antigrip skadon per nje jave

Imunizimi i organizimit, sipas specialistëve të Shëndetit Publik, fillon në muajin shtator, tetor dhe përfundon në nëntor. Më pas marrja e vaksinës stinore nuk ka asnjë efekt mbi organizmin e njeriut.
Shumica e qytetarëve e kanë nisur me vonesë imunizimin, edhe për shkak të mbërritjes së vaksinave, pas celjes së periudhës së përcaktuar. Vaksinat edhe pse mund të ofrohen nga farmacitë pas muajit nëntor, nuk janë të vlefshme për organizmin tonë.
Periudha të cilën mund të krijonim një "mbështjellë" mbrojtëse, përfundon më 30 nëntor. Ajo që mund të bëjmë është që gjatë këtyre ditëve të planifikojmë që njërën prej tyre ta kalojmë në shtëpi, duke bërë vaksinën.
Nëse qytetarët dëshirojnë të vaksinohen, koha më e mirë për ta marrë atë është gjatë muajve shtator-tetor-nëntor, para fillimit të sezonit të gripit. Kjo pasi duhen rreth tri javë që trupi të ndërtojë masat mbrojtëse pas vaksinimit.
Qendra spitalore universitare "Nënë Tereza", urgjencat e së cilës presin fluksin më të madh të pacientëve, kanë marrë masat për këtë sezon.
Sipas drejtorisë së spitalit, janë krijuar grupe pune për të përballuar çdo situatë në rast epidemie. Vaksina mund të aplikohet nga çdo person, përfshi gratë shtatzëna, por këshillohet veçanërisht për disa grupe të popullatës, për arsye të riskut më të lartë për komplikacione nga gripi.