E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në stadiume, Xhaferi takon Dukën

Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit dhe komisionit të disiplinës pranë kësaj federate që të reagojnë ashpër për të ndëshkuar ata që prishin rregullat e një loje të ndershme në futboll. Këtë kërkesë Xhaferri e ka bërë në një takim me dyer të mbyllura që ka patur me Presidentin e Federatës së Futbollit Armando Duka ku kanë diskutuar për aktet e dhunës në fushat e blerta të ndodhura kohët e fundit.
Gjithashtu Xhaferi u shpreh se ka firmosur një kallzim penal lidhur me ngjarjen ne ndeshjen Gramozi-Vllaznia ku personeli i stafit të Gramozit, Altin Hodaj, goditi barbarisht gjyqtarin anësor.
Në fund të fjalës së tij Xhaferi ka ftuar komunitetin e sportit, sportistë, gjyqtarë, trajnierë, zyrtarë të federatës dhe median të bashkëpunojnë për të promovuar gjithnjë e me shumë rregullat e një loje të ndershme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›