E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri,Metju Nimiç filloi vizitat në Shkup dhe Athinë

Ndërmjetësi i OKB-së në zgjidhjen e kontestit rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Mejtu Nimiç, mbërriti Shkup në përpjekje për të afruar palët në kapërcimin e mosmarrëveshjes shumëvjeçare për emrin e Maqedonisë.
"Unë pres shumë nga kjo vizitë, po bëj shumë përpjekje", tha Nimiç me të arritur në Shkup, ku do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë.
Nesër Nimiç do të udhëtoj në Athinë në takime me zyrtarët grekë. Athina përveç ndryshimit të emrit të Maqedonisë kërkon edhe ndryshimin e gjuhës dhe të identitetit maqedonas me arsyetimin se ky komb nuk mund të pretendojë të jetë pasardhës i maqedonëve antikë.
Por, kërkesat e palës greke kundërshtohen nga Shkupi zyrtar dhe kjo ka bërë që Athina të kushtëzojë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme për kontestin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›