E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-drejtori i Stadiumit “Qemal Stafa” lihet në qeli

Gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, prokuroria ka sqaruar para trupit gjykues akuzën ndaj Sallakut, duke nënvizuar se nga përgjigjet telefonike pas denoncimit të një qytetari, rezulton se ish-drejtori ka marrë 150 mijë lekë të reja ryshfet për një ambient me qiraprej 80 metra katror në pallatin e sportit 'Asllan Rusi”.

Prokurori tha në seancë se në momentin e arrestimit, i akuzuari ka fshehur sasinë e parave në një vazo lulesh. Por në këtë moment, avokati mbrojtës Ardina Visha tha se raporti i policisë bën fjalë për 130 mijë lekë të reja dhe se kallëzimi i qytetarit është i pabesueshëm. Ish-drejtori i stadiumit u arrestua pesë ditë më parë nën akuzën e ryshfetit. /Start/

                                                                                             2011-08-19 16:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›