E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet i arrestuari për vrasjen e Paulin Markut

Astrit Vladi u lirua për mungesë provash, ndërsa policisë tashmë i mbetet të nisë sërish hetimet për të gjetur autorin e vrasjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 gushtit tek “Kthesa e Kamzës” në Tiranë, ku viktima po udhëtonte me një motor. Disa teza u hodhën rreth vrasjes së tij, si ajo e hakmarrjes apo e larjes së hesapeve.

Megjithatë, deri më tani asgjë nuk është qartësuar nga ana e policisë. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rastit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-19 17:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›