E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia mësyn në minierën e Bulqizës

 Policia ka arritur në nivelin 5 të minierës, ndërsa po tenton të zhbllokojë edhe ashensorin e dytë.

Forcat e policisë të ndihmuar edhe nga RENEA kanë nisur mbrëmjen e shkuar aksionin për nxjerrjen e minatorëve nga greva e urisë ku ndodhen prej më shumë se 25 ditësh. Situata ka qenë jo pak e tensionuar gjatë natës, megjithatë nuk janë shënuar incidente. Gjatë ditës së sotme, minatorët dhe familjarët e tyre po qëndrojnë jashtë dyerve të minierës, ndërsa paralajmërohet se greva e urisë do të vazhdojë me çadra në ambient të hapur.

Ende nuk dihen arsyet se pse minatorët duan të vijojnë grevën, ndërkohë që Kompania ACR ka shprehur gatishmëri për përmbushjen e kërkesave të tyre, duke iu dërguar edhe një memorandum mirëkuptimi. Minatorët ende nuk kanë dalë nga galeria ku ndodhen, ndërkohë që prej ditës së djeshme mbajnë të bllokuar ashensorët, për të mos lejuar mbërritjen e policisë dhe punonjësve të përmbarimit për t’i nxjerrë nga galeritë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-20 08:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›