E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, daja qëllon me pistoletë nipin

Policia lokale bëri të ditur se autori i ngjarjes është Andi Çela, 25-vjeç, i cili ka qëlluar nipin e tij D. Salla, 17-vjeç.

Më pas, burri ka qëlluar me armë dhe veten, duke u plagosur. Nipi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ndërkohë që në gjendje më të lehtë ndodhet 25-vjeçari, Çela.

Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, ndërsa për të riun është marrë masa e arrestit. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. /Start/

                                                                                             2011-08-19 17:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›