E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne stadiumin e Lacit

Dhuna në stadiumin e qytetit të Laçit gjatë ndeshjes që vendasit kishin me ekipin e Kastriotit nuk ka kaluar qetësisht nga blutë e Drejtorisë së Policisë në Lezhë. Zv. trajneri Ardian Laska 35 vjec dhe Dode Laska 53 vjec janë ndaluar nga policia ditën e djeshme, ndërsa kanë nisur hetimet edhe për 8 persona të tjerë që mendohet se janë përfshirë në dhunën ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Burime nga Drejtoria e Policisë në Lezhë kanë bërë të ditur se prezenca e policisë në këtë ngjarje ka sjellë identifikimin e personave të përfshirë në dhunën e ushtruar në këtë stadium dhe se në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Burime prane Policisë së Lezhës kanë bërë të ditur gjithashtu se i shoqëruar në Komisariatin e Kurbinit ka qenë edhe presidenti i klubit të Lacit Pashk Laska, ndërsa po punohet për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›