E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pele ‘godet’ Messin

Nga Express më 17 maj 2011 në ora 20:45

Për legjendën braziliane dhe botërore Pele, sulmuesi argjentinasi Lionel Messi sot është lojtari më i mirë në botë. Mirëpo, sipas tij, futbollistët e mëdhenj si Johan Cruyff, Michel Platini ose Alfredo Di Stefano ishin më të mirë se ylli i Barcelonës.

“Njerëzit kanë dëshirë të bëjnë krahasime. Ata duket se i kanë harruar lojtarët si Cruyff, Platini apo Di Stefano, që ishin lojtarë shumë më të mirë se Messi”, ka thënë braziliani për të përditshmen kiliane ’La Tercera’.

“Sot Messi është lojtari më i mirë në botë”, shton ‘O Rey’, i cili nënvizon se për lojtarët e mirë koha shkon shumë shpejt dhe pret që ta shohë se sa do të zgjatë ‘epoka Messi’.

Pele shton se Messi luan më mirë për Barcelonën sesa për Argjentinën.

“Në Kombëtare është lojtar tjetër. Diferenca qëndron se Barcelona është skuadër më e organizuar dhe luan si ekip”, përfundoi Pele.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›