E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna nga bashkëshortët, mbrojtje 2 grave

 

TIRANE - Policia e kryeqytetit ka marrë në mbrojtje dy gra, pas kërkesës së tyre dhe denoncimeve që ato kanë bërë për dhunë në familje dhe kanosje. Denada Laçej, 32 vjeçe, dhe Rovena Ibrahimi, 18 vjeçe, kanë kërkuar ndihmën e policisë, pasi e para kërcënohej nga i fejuari, me të cilin bashkëjetonte prej disa vitesh, ndërsa tjetra rrihej vazhdimisht nga i fejuari. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, bëhet e ditur se në Komisariatin nr.4, ka bërë një kallëzim Denada Leçej, e cila ka treguar se i fejuari i saj Ermir Biba, 33 vjeç, ushtronte vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Njoftimin 32-vjeçarja e ka dhënë nëpërmjet telefonit dhe policia ka shkuar menjëherë për verifikim në shtëpinë e tyre, në një lagje periferike të Tiranës. Janë shoqëruar në komisariat të dy personat, ku kanë dhënë deklarimet e tyre dhe më pas është vendosur që për gruan të lëshohej një urdhër mbrojtje. Ndërkohë një denoncim i ngjashëm është bërë edhe në Komisariatin nr.6 nga 18-vjeçarja, Rovena Ibrahimi. Edhe në këtë rast vajza ka denoncuar të fejuarin e saj, me të cilin bashkëjetonte, 22-vjeçarin Emiljano Kurti.                                 e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›