E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dhuna, njolle e keqe mbi zgjedhjet"

Dhuna ne disa zona te Maqedonise u ka hedhur njolle te keqe zgjedhjeve parlamentare, thane dje, vezhguesit nderkombetare ne Shkup. "Ne zgjedhje nuk u plotesuan standardet kryesore nderkombetare, sepse perpjekjet qe te prishet me dhune procesi zgjedhor ne disa vende ku jetojne kryesisht shqiptare, e bene te pamundshem votimin e lire te zgjedhesve, qe ata te kishin mundesi te shprehnin lirisht vullnetin e tyre", thane perfaqesues te misionit nderkombetar per monitorimin e zgjedhjeve ne Maqedoni. "Dhuna dhe perpjekjet per te manipuluar fushaten, per fat te keq e nxine atmosferen e zgjedhjeve te zhvilluara mire, ku forcat politike iu ofruan zgjedhesve alternativa te ndryshme. Dhuna qe u shenua ne disa vende ku jetojne shqiptare eshte shkelje e papranueshme e rregullave te paqes dhe te drejtave demokratike te njerezve", - deklaroi nenkryetarja e OSBE-se, Pia Ksimas Moler. "Eshte per te ardhur keq se nje pjese e madhe e zgjedhesve u privua nga e drejta per te shprehur vullnetin e tyre ne keto zgjedhje per shkak te veprimeve te papergjegjshme, te dhunshme dhe destruktive te mbeshtetesve te dy partive me te medha shqiptare", deklaroi Mevlud Cavoshogllu, kryesues i delegacionit te Asamblese parlamentare te Keshillit te Evropes. "Qe ne fillimi ishim te shqetesuar se zgjedhjet mund te pesonin crregullime nga dhuna ne disa vende. Per fat te keq, mos gjetja e pergjegjesve per shkeljet e shumta qe u konstatuan gjate fushates, e bene te pamundur nderprerjen e incidenteve serioze te dhunshme qe ndodhen ne diten e zgjedhjeve", deklaroi ambasadori Robert Beri, i OSBE-ODIHR-it.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›