E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci bashkon PDSH-ne me PPD-ne

Kryetaret e Partise Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Partise per Prosperitet Demokratik (PPD), respektivisht Menduh Thaci dhe Abdyladi Vejseli, njoftuan dje ne Tetove se keto dy parti po bashkohen. Vejseli theksoi se ne bisedimet me te mandatuarin per qeverine e re te vendit, kryetari i PDSH-se mund te shfrytezoje edhe votat e PPD-se. "I bej thirrje opinionit nderkombetar qe te mos u besoje raporteve te disa mediave te cilat thone se ka fituar grupimi tjeter. PPD-ja ka marre 13.000 vota dhe plus 106.000 te PDSH-se, ato jane 120.000 vota, ndersa Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI), ka 106.000 vota. Nuk flasin fjalet, por deshmite, per kete arsye, nga ky moment, une ia jap mandatin Thacit qe te flase edhe ne emer te PPD-se me te mandatuarin per qeverine e re", tha Vejseli. Kryetaret e PDSH-se dhe PPD-se theksuan se nisma per bashkimin e tyre "eshte e perbashket" dhe se organet e te dyja partive do ta realizojne kete "brenda nje afati sa me te shkurter te mundshem". "Gjithcka tani eshte e qarte. Kete mandat do ta shfrytezojme per realizimin e te drejtave te shqiptareve qe jetojne ne Maqedoni", shtoi Thaci.

Shifrat

VMRO-DPMNE

("Per Maqedoni me te mire")

479 219 vota ose 46,89 per qind

LSDM

("Dielli - Koalicioni per Evrope")

231 978 ose 22,7 per qind

BDI

109 940 ose 11,09 per qind

PDSH

101 123 vota ose 10,20 per qind

PAE

14.489 ose 1,42 per qind

1.779.116 votues ne liste

991.573 pjesemarres ose 58,73 per qind

30.504 fletevotime te pavlefshme


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›