"Nuk ka Kuvend dhe qeveri pa zgjedhje korrekte"
"Nuk ka Kuvend dhe Qeveri te re derisa nuk sigurohet se zgjedhjet jane korrekte dhe demokratike". Ky ishte pohimi qe beri dje kryeministri Nikola Gruevski ne nje interviste per agjencine shteterore te lajmeve maqedonase MIA e cila pritet te publikohet sot ne Shkup. Gruevski siguroi nje fitore bindese ne zgjedhjet legjislative te se dieles, por aktet e dhunes qe shoqeruan keto zgjedhje, mund te thellojne percarjen dhe shtyjne progresin e vendit ballkanik drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Partia konservatore e Gruevskit, VMRO-DPMNE do te kete shumicen derrmuese ne parlament ne saje te nje vale zemerimi nacionalist, pasi Greqia bllokoi ne prill ftesen per Maqedonine per t'u anetaresuar ne NATO. Fitorja perligj vendimin e shumekundershtuar te Gruevskit per te kerkuar zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme, qe ai beson se do te konsolidojne pozitat e tij me nje mandat te qendrueshem katervjecar. Por, pas vdekjes se nje personi dhe plagosjen e nente te tjereve, shume vezhgues fajesuan Gruevskin per shperfilljen ndaj rrezikut te akteve te dhunshme ne zgjedhje.
DEKLARATA
"Kemi pasur kryesisht zgjedhje kryesisht korrekte dhe demokratike, apo ne perqindje te madhe, rreth 98 per qind nga vendvotimet ka pasur feste te vertete te demokracise", pretendoi Gruevski, duke shtuar: "Megjithate, ne keto zgjedhje ka ndodhur te kete parregullsi deri 2 per qind nga vendvotimet, sipas te dhenave nga Komisioni Shteteror Zgjedhor", vijoi kryeministri. Ai me tej leshoi dhe nje "kercenim": "Ai qe dje tentoi te krijoje probleme nuk ia mendon te miren Maqedonise".
Ne kete pike, Gruevski ka shtuar se nuk do te lejohet asnje deputet ne Kuvend ta marre funksionin ne menyre jo legjitime dhe jodemokratike me mbushje te kutive, perkunder te gjithe atyre qe u ndodhen atje me lufte te programeve, me elaborime te projekteve. "Kjo nuk do te ndodhe! Ajo qe do te doja ta dergoj si mesazh eshte se une nuk do ta formoj qeverine e re, derisa nuk sigurohemi se ne te gjitha vendvotimet, ne teresi, ne 100 per qind te vendvotimeve ne Republiken e Maqedonise, qytetaret e kane shprehur vullnetin e tyre. Dhe derisa te sigurohem se Kuvendi i ri do te jete shprehje e plote e deshires dhe vullnetit te qytetareve, e jo e vullnetit te disa grupeve kriminale, apo te dhunuesve qe i kane mbushur kutite".
"ESNAFET"
Duke perseritur se nuk do ta formoje qeverine e re, derisa nuk sheh se dhe ne keto 2 % te vendvotimeve jane mbajtur zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe se vullneti i qytetareve eshte ne teresi i shprehur, Gruevski theksoi: "Vullneti i qytetareve eshte obligim dhe pergjegjesi. Demokracia dhe liria jane parakusht per gjithcka tjeter ne nje shoqeri".
Lidhur me konstatimet se, megjithate incidentet dhe parregullsite kane ndodhur kryesisht ne mjedise ku banojne shqiptaret etnike, ai vleresoi se kjo eshte rrethane fatkeqe. "Shqiptaret jane njerez te ndershem, njerez esnafe, te cilet kane kulture dhe tradite te veten e cila ka vlere te madhe, ata gjithmone punojne denjesisht dhe me mund qe ta fitojne kafshaten e gojes. Ata qe i kane bere keto pune drejtperdrejte i demtojne shqiptaret. Megjithate, dhuna nuk ka ngjyre etnike, kjo ne menyre te barabarte i demton te gjithe, ndersa me shume atyre qe e promovojne", vleresoi Gruevski. Po ashtu ai ka shtuar: "Ne keto raste behet fjale per individe te cilet i kane sjelle shqiptaret ne situate te veshtire, behet fjale per njerez, te cilet nuk mendojne per te miren shqiptareve. Behet fjale per individe, thjesht njerez te dhunshem".
Incidentet qe vazhdojne prej 7 vjetesh
Ne vitin 2001, Perendimi perdori karten e joshjes drejt anetaresimit ne BE dhe NATO per te bindur luftetaret shqiptare te carmatoseshin dhe te beheshin pjese e politikes. Por, nderkohe, ata jane perfshire ne mosmarreveshje lidhur me ate se cila nga partite shqiptare do te jete pjese e qeverise. Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI) akuzoi Partine Demokratike te Shqiptareve, partneret e Gruevskit ne koalicion e deritanishem qeveritar, per perplasje me policine, "provokacione, dhune dhe terror psikologjik". BDI-ja, partia me popullore shqiptare, u largua nga qeveria ne vitin 2006.