"Gruevski, fajtor per shperfilljen e dhunes"
Pas vdekjes se nje personi dhe plagosjen e nente te tjereve, shume vezhgues fajesuan Gruevskin per shperfilljen ndaj rrezikut te akteve te dhunshme ne zgjedhje. "Mund te presim nje raport shume te rende mbi zgjedhjet", u shpreh Dane Taleski, nje analist vendas. "Pa dyshim, nuk do te sigurojme nje date per fillimin e bisedimeve te anetaresimit ne BE kete vit", shtoi ai. Edhe pse e kufizuar vetem ne disa zona shqiptare, dhuna mund te krijoje nje pershtypje ne Perendim se shtate vjet pasi Maqedonia ishte ne prag te nje lufte te plote civile, "kallashnikovet" vazhdojne te jene pjese e proceseve politike atje.
Gazetat vendase hapeshin dje me kryeartikuj si "Zgjedhje te pergjakshme" dhe "Maqedonia perfshihet ne gjakderdhje". "Vendi yne i tha lamtumire arsyes dhe ambicies drejt NATO-s dhe BE-se", shkruante ne editorialin e saj nje nga gazetat me te rendesishme ne vend, "Dnevnik". "Nese Athina na vendosi veton ne samitin e Bukureshtit, ne vendosem vete veton ne Haracine", shkruhej ne editorial.