E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna pas vdekjes ndaj kater engjejve

Nje projektim pertej te dhimbshmes i fatit te nje familjeje tejet te varfer me kater femije u shoi atyre pergjithmone jeten ne nje nate te erret nentori shume afer kryeqytetit shqiptar. Nje tragjedi qe do te trokase gjate ne memorien e cdo shqiptari dhe do te percjelle cdo here dhimbje te patreguar ne shpirt nje tragjedi qe ekspozoi qarte problemet sociale te shoqerise shqiptare menyren e funksionimit te institucioneve shteterore dhe aktoreve te tjere te saj. Por po kaq e dhimbshme eshte edhe situata pas vdekjes per kater engjejt. Nese ne mengjesin e 11 nentorit vdekja njeheresh e Robertit Vilsonit Kasandres dhe Nertiles ne perpjekjen e tyre femijerore te trishte per te hequr friken e vetmise te kater mureve te erreta te kasolles me driten e nje qiriu u justifikua nga strukturat pergjegjese me mungesen e informacionit per gjendjen e familjes Xheka ajo qe pasoi me varrimin e tyre eshte vertet e pajustifikueshme. Ata u dhunuan edhe ne varrimin e tyre. Po ashtu nena e tyre qe perndiqej nga fati i te qenet e dhunuar qe ne femijerine e saj.

Cili kod i ciles kohe u jep te drejten te afermve te kater femijeve te vdekur te administrojne sipas deshires aktin e fundit te marredhenies se tyre me te gjallet dhe driten e diellit pikerisht varrimin. Cili kod njerezor kanunor fetar i se drejtes e privon nenen e tyre te marre pjese ne varrimin e kater femijeve te cilet i dhuruan perqafimin e permallshem te ndarjes se perjetshme ne castin kur ajo u nis ne pune per tu siguruar pak me shume se dy mije leke per buken e se nesermes.

Cila papergjegjshmeri dhe mungese totale ndjeshmerie njerezore u jep te drejten personave qe ia moren nenes se tejvuajtur kater kufomat pa e pyetur dhe i degdisen larg vatres ku ajo jeton duke sjelle nje tjeter vuajtje per te ate te mospasjes se mundesise as ti vajtoje tashme te vdekur. Cili institucion shteteror duhet te marre pergjegjesine e ketij dhunimi pas vdekjes. Vete legjislacioni shqiptar percakton radhen e personave qe kane pergjegjesine dhe te drejtat e rritjes dhe edukimit te femijeve apo te varrosjes se personave te familjes. Ne kete radhe prinderit jane ata qe renditen te paret ne raport me femijet. Sigurisht Roberti Vilsoni Kasandra dhe Nertila nuk kishin me ze per tu pyetur ku do te varroseshin. Ata lane vetem nje amanet jo me fjale por me veprimin e tyre te fundit para se e ema te nisej per ne pune perqafimin e thelle te ndarjes si per ti kerkuar asaj dhe atyre qe sollen tragjedine qe te mos i ndanin nga nena as ne vdekjen dhe varrimin e tyre. Ata e perqafuan te gjithe fort Zanen si per ti thene Mami mos na braktis asnjehere ashtu si ke bere deri tani me ne qe ne sakrificen sublime te mbijeteses mes vuajtjes dhe mjerimit e vetmja gje qe i jep kuptim femijerise sone jane prania kujdesi perkedheljet dhe perqafimet e tua kur te gjithe te tjeret na kane kthyer krahet na kane braktisur dhe harruar.

Ata nuk kishin kohe ta mendonin dhe as te shihnin as ne enderr vdekjen qe i rrembeu. Ne fund te fundit edhe vete jeta e tyre i ngjante asaj. Ne netet e akullta te vetmise kur nena niste rrugen per te siguruar buken e se nesermes ata enderronin te kishin pak me shume se dymije leke qe te mund te blinin disa rroba qofte edhe te vjetra per te veshur qe te kishin qofte edhe nje pale kepuce per tu mbrojtur nga balta rruges per ne shkolle. Eumlndrrat e tyre u vrane tragjikisht ne naten e 11 nentorit por po aq barbarisht u vra edhe e drejta dhe deshira e tyre per te mos u ndare nga nena qe u kujdes per ta deri ne momentin e fundit te jetes. Nje grua qe dhunohet ekonomikisht fizikisht psikologjikisht per shume vite te jetes se saj dhe jo vetem nga ish-bashkeshorti... Nje grua qe ngrihet mbi te gjitha keto forma dhune dhe sfidon mjerimin e braktisjen e saj dhe te femijeve e vetme dhunohet serish edhe ne castin me te dhimbshem te jetes se saj ne varrosjen e kater femijeve te vdekur njeheresh. Dhunohet nga te gjithe dhe askush nuk flet askush nuk reagon askush nuk kerkon minimalisht te respektohet ligji ne te drejten per varrosje te kater femijeve. Per te mos reflektuar pastaj mbi nevojen ndjesine dhe dhimbjen njerezore minimale te vajtimit. Kush me shume se nena ka te drejte te vajtoje. Ajo donte tu thoshte shume femijeve te saj ne momentin e ndarjes pergjithmone nga ata. Donte tu thoshte se i donte shume se nuk e mendoi qe kjo lloj sakrifice per ta solli kete tragjedi donte tu thoshte qe kishin shkuar ne parajse dhe se ajo do te vazhdonte te kujdesej serish per ta do ti vizitonte cdo dite do ti zgjonte dhe do ti bente gati per ne shkolle do ti vinte ne gjume per ti zgjuar serish te nesermen...

Por nuk mundi nuk e lejuan ia nderprene vajin ashtu si i kishin nderprere shume te drejta asaj dhe femijeve te saj gjate gjithe jetes...

Te tolerosh nje situate te tille ne ditet e sotme eshte me shume se dhunim te dhunosh edhe pas vdekjes kater engjej dhe te drejten e nenes se tyre per ti varrosur dhe vajtuar eshte shume e dhimbshme me shume se jo njerezore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›