E Diel, 1 Nëntor 2026

Kambanat bien per mbrojtjen sociale

1. Vdekja tragjike e kater femijeve ne Sukth ishte nje kambane alarmi per te na rilajmeruar se sistemi kombetar i mbrojtjes sociale ose nuk funksionon ose eshte mjaft vulnerabel per te perballuar pasojat e varferise dhe problemet njerezore qe lindin prej saj. Keto probleme jane shume me te nderlikuara e te thella sesa duken ne pamje te pare edhe pse shifrat zyrtare provojne ne menyre rutinore nje pergjysmim te varferise qe prej 2002-shit vit kur varferia filloi te matej nepermjet anketave periodike trevjecare te financuara nga Banka Boterore. Arritjet virtuale premtimet qeverisese financimet e konsiderueshme nje ushtri e tere zyrtaresh dhe administratoresh sociale rezultuan megjithate te paafte per te parandaluar nje tragjedi familjare. Kjo ndodhi jo ne nje skaj te humbur te vendit por disa kilometra larg Tiranes. Kjo humbje e madhe njerezore nuk eshte thjesht familjare. Ajo eshte nje deshtim i pakundershtueshem i sistemit te mbrojtjes sociale ne Shqiperi. Ajo qe i ndodhi familjes Xheka mund tu ndodhe qindra mijera familjeve shqiptare te cilat sic pranojne edhe shifrat zyrtare jane shperngulur dhe jetojne nen vijen e varferise.

2. Familja Xheka ishte me se pari nje familje e shperngulur. Sipas te gjitha rregullave te pashkruara te migrimit te brendshem ajo levizi nga enklavat me tipike te varferise zonat rurale te Verilindjes drejt periferise se zonave urbane perreth nje qyteti te madh dhe bregdetar sic eshte Durresi. Rreth gjysme milion shqiptare jetojne aktualisht ne nje vendbanim te ndryshem nga ai i vitit 1990. Shumica e tyre perbejne skalionin e pare te te varferve. Ne kete kontekst liria e njerezve per te zgjedhur vendbanimin e tyre ne thelb nje prirje progresiste ne vend qe te prodhonte individe te urbanizuar ka shtuar kontingjentet e te varferve te cilet kane braktisur tokat e lena djerre dhe jane ngjeshur ne periferite e qyteteve. Do te ishte luks i madh te kerkoje programe paraprake per akomodimin e fluksit dhe stokut te pakontrollueshem te te shperngulurve ne kete Shqiperi. Ata jetojne ne fakt ne Shqiperine tjeter. Autoritetet lokale sic edhe e pohojne vete u kujtuan per familjen e mjere vetem pas fatkeqesise. I vetmi kontribut i tyre nuk mund te ishte vecse perballimi i shpenzimeve te percjelljes se kater femijeve fatkeqij. Sherbimet publike ndaj qytetareve duhet se jane kufizuar per ti percjelle ata ne terminalin e fundit. Ngadalesia mungesa e interesit dhe vizioni jo i qarte per sistemimin dhe integrimin e migranteve te brendshem eshte nje nder pikat me te dobeta te politikave specifikisht politikave sociale ne Shqiperi. Para disa vitesh nje nder ekspertet me te mire te legalizimit te zonave informale De Soto i rekomandoi qeverise shqiptare keshilla mjaft te dobishme per kapitalizimin e tyre. Por puna e qeverise u kufizua ne trajtimin e zonave informale nuk arriti deri ne paraprirjen ndaj flukseve ekzistuese ose te reja migruese. Prandaj perballe fatit te familjes Xheka jane te pambrojtura rreth 150 mije familje shqiptare te shperngulura brenda vendit.

3. Burokracia lokale per nje kohe jo te pakte beri veshin e shurdher ndaj nevojes se kesaj familjeje te gjore per ndihme ekonomike. Nenes se mjere i iken femijet ne boten e pertejme pa arritur te perfitoje nga ky program social i cili mbetet nga te vetmet programe te mbeshtetjes pasive te te varferve. Nuk eshte se ky program modest perfitimesh do ti nxirrte vogelushet nga varferia. Por ngadalesia e veprimit te autoriteteve dhe administratoreve sociale lokale i hoqi shtetit te drejten e vete-ngushellimit se te pakten beri minimumin ndaj nje familjeje te varfer. Konfuzioni me programin e NE-se ne trajtimin e te shperngulurve vazhdon. Nje pakice prej tyre e perfiton ate ne te dy terminalet nisje dhe destinacion nderkohe qe mjaft familje realisht te varfra nuk trajtohen as ne vendin e origjines as ne vendbanimin e ri. Programi i ndihmes vazhdon te jete nje program i politizuar klientelist dhe elektoral. Tridhjetegjashtemijelekeshi i tij u rri mbi koke si shpata e Damokleut fukarenjve para votimeve te radhes. Gati dy dekadat e zbatimit te programit kane kristalizuar nje kulture varesie te te varferve ndaj programeve rishperndarese te te ardhurave duke dekurajuar ose mos u ofruar mundesi riintegrimi perfituesve prej programeve sociale. Ndihma ekonomike eshte pra nje program meshire jo riintegrimi. Varferia jo vetem riciklohet por edhe rritet pa u kuptuar. Gjate vitit 2009 eshte raportuar nje rritje e perfituesve te NE rreth 6 per qind cka terthorazi dhe ne heshtje pranon nje rritje te varferise perderisa agjencite e sherbimit u kane ofruar ndihme ekonomike me shume familjeve te varfra ne krahasim me nje vit me pare. Siguria mbrojtese e popullsise te cilen nobelisti Amartya Sen e konsideron nje nder pese tipat kryesore te lirive instrumentale te qytetareve eshte ne nivele embrionale. Prandaj fati i familjes Xheka mund tu ndodhe si 100 mije familjeve qe vegjetojne ne Programin e NE-se ashtu edhe dhjetera mijerave te perjashtuara padrejtesisht prej kesaj skeme.

4. Ne fillim te nentorit 2010 ndersa nena e kater femijeve 30-vjecarja Suzana Xheka rropatej e deshperuar per te siguruar buken e vogelusheve dhe ndeshej sa me burokracine lokale aq edhe me dhunen brenda familjes njeri prej institucioneve me te rendesishme te shtetit ngazellehej se raporti i Forumit Ekonomik Boteror mbi barazine gjinore e kishte renditur Shqiperine 13 vende me lart nga nje vit me pare. Nderkohe ne te njejten dite qe ne Sukth po ndodhte tragjedia shtypi raportonte se ne Tirane zhvilloi me sukses te plote punimet Konferenca Kombetare Perfaqesimi i grave ne politike organizuar nga nje prej dikastereve te rendesishme te shtetit dhe OSBE-ja. Nuk i kam parasysh kriteret qe perdor forumi ne klasifikimin e arritjeve ne barazine gjinore. Ndoshta llogarite e tij e nxjerrin vertet Shqiperine ne vendin e 78 nga 134 shtete. Por jam i sigurt per nje gje keto kritere nuk kane te bejne me zana xhekat. Nderkohe Konferenca Kombetare e fokusuar ne pjesemarrjen politike te grave kerkon gjithashtu me cinizem te na binde se as ceshtja e barazise gjinore nuk ka te beje me zana xhekat qe martohen ne moshe jo ligjore ikin nga syte kembet prej vendlindjeve te tyre luftojne per buken e gojes rrihen ne barakat ku valon dajaku nen driten e qiririt se energjine ua ka prere OSSH-ja jane pa pune ose punojne ne tregun e zi. Papunesia e femrave ne Shqiperi eshte rreth 30 per qind me e larte se e meshkujve nderkohe qe pagat e grave dhe vajzave jane rreth 30 per qind me te uleta se te burrave. Ngjarja e Sukthit na rikujton te reflektojme per nje cast mbi ate qe po ndodh aktualisht me familjen shqiptare. Familja eshte shnderruar ne nje nder institucionet me vulnerabile te shoqerise. Patologjite sociale kane penetruar brenda mureve te shtepise dhe po pushtojne aktualisht familjen. INSTAT-i raporton se prej vitit 2000 ritmi i divorceve per 100 martesa eshte mbidyfishuar nga 8.4 ne 17. Ritmi i divorceve mund te lexohet edhe si nje emancipim i grave dhe vajzave shqiptare. Por bashkejetesa e shtimit te divorceve me rastet e dhunes ne familje thene ndryshe korrelacioni midis divorcit dhe dhunes e cila eshte kryesisht dhune ndaj grave dhe femijeve tregon se familja shqiptare ka hyre ne nje spirale te rrezikshme. Prej kesaj spiraleje nuk mund ta nxjerrin butaforia e mbledhjeve luksoze te qeverisesve OJQ-ve dhe PNUD-it por politika inteligjente paraprirese dhe parandaluese. Barazia gjinore eshte me se pari barazia ne lehtesite ekonomike mundesite shoqerore dhe garancite mbrojtese. Prandaj nga fati i Zana Xhekes jane te pambrojtura mbi 80 mije gra dhe vajza te cilat sipas shifrave zyrtare rezultojne aktualisht te papuna.

5. Tragjedia e kater femijeve me shtyn te reflektoj edhe per saktesine e studimeve te deritanishme per varferine. Nje nga me te fundit prej tyre i kryer nga institucione dhe studiues serioze pohon se familjet me kryefamiljare femra kane nje incidence me te vogel te varferise rreth 5 per qind ne krahasim me ato me kryefamiljare meshkuj. Sado qe kjo mund te shpjegohet ndoshta me aftesite prej nikoqiresh te grave dhe vajzave mijera zana xhekat qe rropaten dite e nate per te siguruar buken e femijeve duke qene njekohesisht edhe nene edhe baba dhe qe perbejne rreth 12 per qind te familjeve shqiptare jane praktikisht te ekspozuara perballe fatit te Zana Xhekes se Sukthit.

6. Si per ironi te fatit vetem pak dite para se kater vogelushet e pafat te asfiksoheshin ne banesen e ftohte ndricuar zbehte e me kursim prej qirinjve te pakte qeveria dhe Kuvendi kishin miratuar ligjin Per mbrojtjen e te drejtave te femijeve. Nuk kam asgje me kete ligj i cili mund te jete i standardeve bashkekohore. Por per te kuptuar se Dibra e Kukesi prej nga vijne ne periferite kaotike te Durresit e Tiranes shumica e zana xhekave ndersa kane vetem 1.8 per qind te popullsise se vendit kane nderkohe rreth 7 per qind te femijeve qe punojne ne nivel vendi nuk eshte i nevojshem nje ligj i ri por nje vizion i qarte perkushtim politik qytetar dhe njerezor. Sistemi i mbrojtjes sociale nuk mund te funksionoje vetem si arkitekture ligjesh qe ndjekin nga pas problemet qe krijohen ose riciklohen por si nje sistem profilaktik i varferise dhe pasojave te saj shpesh tragjike. Sistemi i mbrojtjes sociale eshte si shtepia. Per ta projektuar duhet nje arkitekt inteligjent. Per ta ndertuar duhet nje konstruktor i zoti. Por as i pari as i dyti nuk mjaftojne. Shtepia duhet mirembajtur dhe per kete duhen nikoqire te dhembshur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›