E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje romantik i pandreqshem

In Memoriam DIN MEHMETI/ Emblema e poezise kosovare rrefehen per jeten si poet ne nje vend si Kosova miqesine me Azem Shkrelin dhe lidhjet me letersine e ish-Federates Jugosllave

Ai eshte aty ne tryezen e mbushur me miq te cilet e rrethojne gjithnje tavolinen ku ai ulet i veshur me nje kemishe te kalter te ngjashem me syte. Vitet nuk kane mundur ti ndryshojne asgje ne ate portret tashme te mbuluar me ca rrudha te lehta ne ate fytyre aq romantike sa edhe ngjan Gjakova nga lart. Ky eshte qyteti ku ai ka ndare gjithnje jeten. Ne ato mori shtepish te ndertuara me kujdes ndodhet dhe banesa e tij ku ndan jeten me te shoqen. Ky eshte qyteti te cilin nuk e braktisi as atehere kur serbet u leshuan te vrisnin cfare te gjenin ne ato shtepi. Ai nuk beri asgje madje edhe deren harroi ta mbylle duke dashur te mos besonte se shkjau ishte aty per ti shfarosur. Ende i ka ne mendje fytyrat e dy ushtareve te cilet hyne ne shtepi ate mbremje. I vendosen tyten e automatikut mbi koke duke e pyetur se cfare eshte kjo shtepi e mbushur me libra. Ai u tha se ishte shkrimtar por ne kohe lufte ushtaret nuk duan tia dine per fjalet. Ti genjen i thane ata. Dhe ky burre qe tashme kthen ngadale me doren ku i dallohen damaret e kalter kafene rrembeu nga biblioteka disa libra te perkthyer ne serbisht dhe ua tregoi... Librat serish e shpetuan nga vdekja ashtu si gjithnje e kishin shpetuar nga dhembjet e gjata nga netet e trishta duke pare vendin e tij qe spo mund tia dilte nga roberimi... Din Mehmeti nuk do ta kujtoje Gjakoven apo Prishtinen e atyre viteve. I bindur se historia nuk ka qene asnjehere ne anen e vendit te tij ai e rrefen kete histori shkarazi ne kafenene ku zhvilluam biseden duke dashur tia lere se shkuares ate kohe. Syte qe kane nje blu te thelle gati sa si perloten pas cdo fjalie teksa rrefen jeten e tij me letrat. Ndihet i lumtur se dikush ka shkuar ta takoje si poet ne keto kohe te trazuara per Kosoven. Kerkon te me tregoje vendin ku ne cdo rruge fshihet jeta e tij kafenene ku ulet per te medituar gjithcka... Te gjithe e njohin Din Mehmetin ne kete qytet. Ai eshte si nje mbret i heshtur para te cilit te gjithe ndalen per ta pershendetur...

Por thelle brenda tij duket se ai ka mbetur nje romantik i pandreqshem i cili nuk lodhet se foluri per ore te tera per poezine...

Mund te me tregoni rrugetimin tuaj bashke me poezine ne nje vend si Kosova gjithnje i paqendrueshem politikisht plot drama... Si ka qene jeta juaj prej poeti ne nje vend te tille

Une si poet e kam ndier thelle ne veten time peshen e ngjarjeve shoqerore apo politike qe kane shoqeruar jeten e vendit tim. Te gjitha ato ngjarje te vogla dhe te medha kane qene pjese e jetes sime dhe si te tilla i kam paraqitur edhe ne poezine time duke rrefyer aty cdo gje duke i pranuar dhe refuzuar duke bere nje lufte te vazhdueshme...

Me gjithe ato cfare ka ndodhur me te keqen tone qofte individuale apo shoqerore mund te them se poezia ime eshte nje biografi e pikellimit e cila duke qene e tille eshte perpjekur te thote dicka jo vetem per ate cfare une ndieja por per ekzistencen ku ajo inkuadrohet ate shoqerore historike politike. Jeta ime eshte poezia ime dhe ne kete sens mendoj se ajo ka nje kuptim. Ka brenda edhe zhgenjimin por mendoj se brenda saj ka nje sens shume te forte te qendreses ashtu natyrshem sic kemi mundur te qendrojme ne. Por qendresa ne poezi eshte krejt ndryshe nga qendresa ne jete...

Le te shkojme pas ne kohe ne ato vite kur ju filluat te shkruanit. Kam lexuar biografine tuaj kur nje djalosh nga fshatrat e thella te Kosoves te cilit i pelqente te kendonte kenget e tradites nisi te shkruaje. Si do ta kujtonit kete jete me letrat

Ne jeten time letrare asnjehere nuk kam qene rob i nje forme apo i ideve te ndryshme. Sigurisht qe jam udhehequr nga ato por gjithnje kam dashur te ece sipas ngritjeve te problemeve shoqerore dhe politike. Ne fillim poezia ime ka qene nje poezi e peizazhit te vendlindjes. Ne te mund te degjoja zerin e atyre njerezve qe e adhurojne vendin ku kane lindur jane dashnore te perjetshem te natyres te cilet rrine deri naten vone dhe meditojne gjate per nje jete me te mire. Keta njerez qe une i njoh aq mire i ka mesuar historia te durojne e te besojne pafundesisht pasi gjithnje kane qene te lodhur nga keto gjera. Poezia ime eshte perpjekur te hyje ne botet e ketyre njerezve ti identifikoje ata. Ne kete plan mund te them se jam pakez romantik per arsye se dikur besoja se me ane te artit mund te ndryshohet gjendja politike dhe shoqerore e nje vendi. Besoja deri ne verberi se fjala eshte nje magji e madhe qe mund te beje ndryshime rrenjesore ne shpirtin e njeriut per ta bere ate me te persosur sesa eshte nje njeri si duhet te jete ne rrethana te caktuara shoqerore si mund te kontribuoje me mire per historine dhe vendin e tij. Por me vone teksa rritesha une bashke me poezine teksa endesha ne emrat e medhenj te letersise boterore kam kuptuar me dhembje se nuk eshte letersia ajo qe i ndryshon gjerat. Ajo ne te vertete eshte nje art qe e urteson shpirtin e njeriut dhe e magjeps me te bukuren qe te ofron por ne jete ajo eshte e pamundur ta beje kete nuk ka mjete dhe force ta ndryshoje kete. Kjo ishte ajo cfare une mendoja ne fillimet e mia si poet por me kalimin e kohes kjo ka ndryshuar tek une pasi jam perpjekur te ballafaqohem me tema te tjera qe mi ka imponuar koha dhe rrethanat shoqerore. Gjithnje rrethanat shoqerore kane ndikim te poeti ato mund ti ndryshojne poetet pasi ne fund te fundit poeti eshte nje trup si gjithe te tjeret madje me ndjeshmeri me te madhe i pafuqishem per te mos e ndier ate qe e rrethon ta braktise ate. Por gjithnje eshte e rendesishme menyra sesi ti i rrefen keto rrethana ne art. Une shume vone kam mundur ti kap damaret e poezise bashkekohore shqiptare e boterore dhe haptazi e them se une dhe shoket e mi poete te brezit tim kemi mesuar shume prej shkrimtareve te medhenj boterore. Natyrisht ne kemi marre nga shumellojshmeria e shprehjeve te tyre te formave te ndryshme pasi ne Kosove historiku i kultures sone ishte nje historik i diskutueshem per shkak te roberive shekullore qe eshte kanosur historikisht te ne. Gjerat kane nisur te ndryshojne me vone diku nga viti 1945.

Pra krejt cfare jam munduar te bej eshte qe te percjell besnikerisht ngjarjet e medha dhe te vogla shoqerore e politike. Gjithashtu jam perpjekur ti shpreh ato ne menyre subjektive duke u dhene formen e ndjenjave te mia te pikepamjeve te mia jo duke u ndenjur gjithnje besnik atyre ngjarjeve por ne baze te tyre duke krijuar paralelizma here-here fantastike here-here edhe forma te cilat nuk mund te ngjasin ne jete. Edhe shprehjet metaforike kane qene shprehje te nje endrre te poetit per dicka me te mire ne jete.

Ju i perkisni atij brezi intelektualesh te cilet krijuan eliten e mendimit ne Kosove. Mund te na rrefeni dicka me teper per kete periudhe. Dhe doja te dija mbi komunikimin qe keni pasur me poete apo shkrimtare te ish-Federates Jugosllave

Se pari mund te them se ne kemi krijuar nje menyre specifike.

Ne gjithnje kemi qene te mbikeqyrur per ne jane kujdesur te tjeret pasi ishim letrare dhe gjithcka cfare benim shikohej se mos devijohej nga vijat dhe mos gabonim. Nuk ka qene e lehte te krijoje nen nje atmosfere te tille te jesh gjithnje i perndjekur ne mendimet e tua. Gjerat ndryshuan disi pas viteve lsquo70 atehere kur ne filluam te kishim autonomine tone. U krijua nje hapesire ku ne mund te shkruanim me nje frike disi me te minimizuar sigurisht qe ishim serish te mbikeqyrur por jo sa te mos i shfaqnim mendimet tona. Gjate viteve 1972-1974 kur u krijua autonomia e Kosoves ne ishim ne kontakte te vazhdueshme me shkrimtare te republikave te ish-Federates Jugosllave. Duke qene se ishim nje brez i shkolluar ne fakultete te ndryshme te ish-Jugosllavise ne nuk rame ne kontakt vetem me letersine jugosllave por edhe me letersine boterore nepermjet saj. Ne ate kohe ne ish-Jugosllavi kishte potence njerezish qe perkthenin nga letersia e huaj ndryshe nga cfare mungonte ne Kosove. Ata kishin njohje te gjuheve te huaja duke sjelle ne gjuhen e tyre emra te njohur te letersise se huaj. Keshtu ne i kemi njohur burimet e letersise se huaj nepermjet gjuhes jugosllave. Kjo ka qene perparesi nga e cila kemi fituar pasi librat kane qene te dobishem per krijimin e nje berthame te re ne letersine shqiptare. Nga ky brez i poeteve te viteve lsquo60 dolen emra qe krijuan eliten e mendimit si Azem Shkreli Ali Podrimja Rajmond Deda ketu bej pjese edhe une. Ne supozohemi nga kritika qe jemi krijuesit e poezise moderne shqiptare ne Kosove. Ne kemi mundur te sjellim ne poezine tone forma dhe permbajtje te njejta si ne poezine e shkruar ne Europe por te brumosur me jeten kosovare me jeten shqiptare me perpjekjet tona drejt nje aspirate te cilen ende nuk e kemi arritur. Ne kemi mundur tu japim ketyre perpjekjeve nje forme moderne ne menyre qe te mos mbesin te lokalizuara por ti drejtohen botes me metafora nga me universale. Nese u referohemi perkthimeve qe jane bere deri tani nga letersia kosovare jashte kuptojme se ajo eshte e pranueshme dhe pranohet pikerisht per faktin se europianet duan te njohin shpirtin e Kosoves shpirtin e shqiptareve dhe perpjekjet e tij nepermjet vargut te poeteve dhe metaforave origjinale te tyre. Kjo eshte ajo qe mund te quhet nje nga fitoret e poezise sone. Kjo poezi mund te quhet e stabilizuar ne formen e atij brezi dhe ka mbetur nje poetike e cila nuk mund te perseritet pasi e kane konservuar ne vetvete nje pjese te kohes dramatike te popullit shqiptar duke i sjelle ato me tone origjinale te drejtuara nga tonet europiane dhe boterore nepermjet mjeteve artistike.

Ju keni qene mik i Azem Shkrelit. Mund te me flisni pak per te

Une kam qene mik i ngushte me Azem Shkrelin sepse jemi bashke edhe nga nje krahine. Keshtu bashke na bashkoi ambienti nga kishim ardhur kujtimet e rritjes sone nen te njejten fryme psikologjia motivet dhe e menduara jone disi e njejte. Kemi qene miq shume te mire. Une e konsideroj ate si nje nga poetet nder me te miret qe kemi sot andej dhe ketej kufirit. Ai ka nje stil aq origjinal sa askush nuk mund ta perserise dhe te mos breje nen ndikimin e tij. Ate nuk e mbajne shume temat por stili. Stili i tij eshte nje stil azemian. Ashtu si Floberi ne romanin e tij eshte i persosur ne stil. Une nuk di nese ka poete kosovare te kete aq stil origjinal sa Azem Shkreli.

Me lejoni tju pyes se cilat kane qene vitet tuaja me te bukura dhe vitet qe ju kane lenduar me shume

Ah kjo eshte nje pyetje jashtezakonisht e mire por ne te njejten kohe eshte nje pyetje qe me kthen neper disa shtigje te pikellimit personal. Vite te cilat kur e kthej koken ne te kaluaren hesht kam deshire te hesht dhe shpeshhere me shume se kurdohere tjeter te peshty te peshty zi vrer kuq te peshty e te peshty per cdo gje cfare kaloi pasi kemi pare hidherime te tepruara qe e mbulonin gezimin. Por sa here kthehem ne te kaluaren me paraqiten edhe disa xixa te gezimit qe kam arritur te jem gjalle e te jem ketu me ty sot duke folur per poezine. Ndiej ne njefare menyre gezim pasi jeta ime nuk me ka kaluar krejtesisht bosh sepse ne biografine e jetes sime kam mbjelle nje fare e cila i ka nxjerre produktet e veta ne njefare kohe megjithese verdiktin eshte koha ajo qe e jep. Por kam pasur dhe gezime perkunder gjithe asaj dhune te ushtruar mbi ne pasi ne qendruam dhe ajo qendrese e lufte e pareshtur na ka sjelle deri ne kete faze ku jemi tani. E kaluara ime eshte e kaluara kosovare dhe si e tille ka qene nje perpjekje ekzistenciale perpjekje per te ekzistuar. Ka qene nje rruge e ndjekjeve nje fobi e tmerrshme se dikush po na ndjek mbrapa. Ne duhet te shkruanim te punonim por gjithsesi ishim te ndjekur. Tragjedia qendron ketu se ne vitin 1945 kur Kosova iu bashkua Serbise atehere ne e kuptuam se jane shkelur idealet e luftes sone ne Luften e Dyte Boterore kur flitej se pas clirimit Kosova do ti takonte Shqiperise dhe kjo nuk u realizua. Kur Kosova iu bashkua Serbise ne si njerez te kultures ishim te zhgenjyer dhe te tjeret e dinin se ne cfare gjendje psikologjike ishim. Ne atehere kemi qene te zhgenjyer dhe kemi ecur neper zhgenjime personale dhe jemi munduar qe nepermjet zhgenjimit te bejme dicka qe te mos vdesin idealet. Te mbjellim dicka ne token tone. Dhe vertet dicka kemi mbjelle. Kemi krijuar nje shtrese te kultures kemi libra kemi biblioteka etj.

Mendoni se gjithnje do te dominoje kjo fryme ne poezine kosovare

Poezia kosovare dhe poezia e popujve te tjere te vegjel qe per nje kohe te gjate kane qene nen sundimin e te huajve i ka ngjyrat e veta karakteristike ka ngjyre militante thuajse se ajo ka deshire te ndihmoje me cdo kusht tjetrin ka tendence te jete disi surrealiste. Poezia udhehiqet nga nje ide per ta ngjallur njeriun per ta ndihmuar ate drejt ngritjes se tij individuale. Por kjo eshte ngjyra e poezise provinciale e popujve te vegjel me kultura gati-gati fillestare te varfra ne krahasim me te tjerat. Tani definitivisht mund te them se nje poezi e tille do te mbetet gjalle per aq sa kane per te qene aktuale ngjarjet qe ajo i pershkruan per aq sa koha do te kerkoje ti identifikoje ato ngjarje e ato perpjekje qe jane brumosur ne poezine e poeteve te ndryshem. Mirepo kjo poezi eshte e tejkaluar. Poezia eshte jashte kohes dhe hapesires ne Europe. Ajo nuk do te jete poezi e rrethanave shoqerore por e rrethanave shpirterore te poetit ama te poetit qe nuk i dihet ne cilen kohe jeton. Eumlshte nje poezi universale e gjerave qe flasin e sflasin. Eumlshte nje metaforike qe shperthen nga shpirti i poetit por jo e angazhuar. Sado qe nje poet thote se ne nuk jemi te angazhuar dhe se shkruajme vetem per vete ky eshte nje mashtrim pasi nje gje te tille mund ta bejne vetem snobet. Eumlshte e pamundur te mos mendoje poeti se do te shkruaje per lexuesin.

Doja te dija mbi komunikimin qe poetet ne Kosove kane pasur me kohen kur ne Shqiperi zhvillohej nje letersi tjeter ajo e socrealizmit

Letersia shqipe e ketyre dy kaheve perbejne teresine e letersise kombetare shqiptare. Kjo letersi eshte nje letersi jo dy letersi. Eumlshte nje letersi pasi shkruhet ne nje gjuhe ne ate standarde e te unifikuar prandaj ne jemi te integruar si shqiptare dhe kjo nuk na le shume hapesire te ndahemi. Megjithate gjate ketyre 40 viteve shkrime qe beheshin ne Shqiperi dallonin nga ato qe beheshin ne Kosove ne disa pikepamje. Thirrjet e poezise shqipe ne Shqiperi kishin fryme socrealiste.

Ndryshe nga ne ne Kosove poetet ne Shqiperi gjate asaj periudhe ishin te detyruar te shkruanin nen moton e njeriut te ri. Ata nuk mund te shkruanin te lire jashte rregullave te vendosura te kohes larg ideologjise komuniste pasi kjo gje kushtonte shume dhe une i di te gjitha rastet e burgosjeve ne burgjet komuniste. Eumlshte e trishte e gjithe ajo cfare ka ndodhur atje. Por mendoj se edhe ne ate menyre te roberuar ata munden te rrefenin situaten reale ne te cilen ndodhej kjo letersi ai vend dhe per kete gje ajo letersi eshte pjese e historise sone. Prandaj poetet ne Shqiperi nuk kane mundur te jene me moderne ashtu sic ndodhte ne te njejten kohe ne vende te ndryshme te Europes. Ata nuk kishin mundesi te lexonin ta persosnin formen dhe mendimin e tyre pasi ishin vete rrethanat e tilla... Ndersa ne Kosove pavaresisht se ishim te perndjekur ne kemi mundur te jemi me te lire te kemi me shume mundesi komunikimi.

Ne nje liber per Ballkanin cili eshte vendi qe do ti linit poezise shqipe

Poezine shqipe ne te dyja anet e kufirit ne teresi ne nje liber karshi librave te tjere te poezive ballkanike do ta vendosja aty ku ajo e meriton. Ajo e meriton te jete karshi poezise me te mire te popujve ballkanike me te vecantat e veta natyrisht. Poezia shqipe sjell te vecantat e veta ngjyren e vet. Dhe kjo ngjyre eshte e vecante ne kete liber mund te jete e ngjashme edhe me ndonje popull tjeter ballkanik. Mendoj se kulturat e huazuara e ndihmojne njera-tjetren une po them me bindje se poezia shqipe sot ne bote edhe mund te konsiderohet nje poezi e cila ka nje pamje moderne. Une e lexoj poezine bashkekohore te vendeve te ndryshme si te Greqise ish-republikave te Jugosllavise sllovene franceze etj. por poezia jone eshte nje fare indi nje fare skeleti i forte i jetes i historikut te shqiptarit i ngjyres i natyres se tij e cila i jep mundesi asaj te futet ne poezine e botes. Pasi poezia e botes nuk mund te jete e njetrajtshme.

Poezia shqipe eshte poezi boterore. Nese poezia jone do te ishte moderne sic eshte poezia moderne franceze nuk do te vlente.

Cfare mendon Din Mehmeti tashme ne kete moshe Cilat jane ato qe orvaten ne mendjen tuaj

Kjo eshte nje pyetje shume e mire. Pergjigjja e saj eshte sikur une te ulem e te shkruaj nje roman por romani eshte i mundimshem tani per mua. Une vetem mendoj une gjithcka mendoj une tani vetem meditoj une meditoj e meditoj per tema per jeten. Kam deshire te shkruaj nje veper e cila do te mbetet. Ne kete moshe te kap shpesh mendimi se nuk ke mundur ti thuash te gjitha. Prandaj gjithnje kam pershtypjen se nuk e kam kryer sic duhet detyren time mendoj te shkruaj nje veper e cila qendron e cila ben rezistence. Nuk mund te dal jashte natyres sime te dikurshme. Me pelqen te meditoj per natyren lumenjte druret me gjithcka. Por ajo cfare me mungon eshte fakti i te qenit me i qete. Shume gjera kane ndryshuar ne kohe dhe njerezit nuk me duken me si dikur. Jane me te ftohte gati sa nuk kacafyten me njeri-tjetrin dhe kjo nuk me pelqen.

Nuk mendoja se ishin keshtu njerezit perpara. Tashme kur bej rezymene me dalin njerezit sikur shperthejne nga toka si gjarperinjte ndaj vetes. Une jam i ftohte ndaj tyre por shoh dhe fjalet qe i thone te tjeret nuk zene vend kacafyten ne lufte mes vetes gje e cila me ben te me duket vetja sikur kam dale jashte kohes. Ndoshta eshte mosha kjo qe me ben ti shoh keto gjera. Kam nje alergji ndaj ketyre gjerave por shoh se edhe sinqeriteti eshte nje forme e tepert ne kete kohe.

Eumlshte nje jete pa forme ashtu sic une e kam shprehur ne nje varg Toke pa qiell. Njerezit ikin nga njeri-tjetri... Njeriu iken nga njeriu bisha iken nga bisha gjarperinjte ikin nga gjarperinjte. E shoh jeten tashme me nje sy krejt kritik. Kam deshire te shkruaj dicka per kete gje por nuk e di ne do mund tia arrij...

Cila eshte poezia e fundit qe keni shkruar

Vetem dy dite me pare kam nisur nje liber me poezi ne Tirane per ti botuar te shtepia botuese Toena. Jane 80 poezi te reja te miat. Por poezia e fundit ajo qe eshte ne ate permbledhje dhe me ka mbetur ne mendje eshte Eumlshte diku nje plak si une...

E mbani mend

Eumlshte diku nje plak si une. Mbledh pak buzet dhe mbyll syte. E kam te pamundur ta them...

Kur ka qene poezia me e bukur tek ty gjate kohes kur ishe i ri apo tani

Kur isha i ri poezia ka qene shperthimi i shpirtit tim me nje tendence te caktuar per ta ndryshuar boten dhe jeten. Ishte optimizmi im ka jetuar me mua dhe fizikisht edhe ne pikepamje shpirterore. Une jam gezuar me te pasi ajo me ka ndihmuar ishte angazhimi im shpirteror qe me ka ndihmuar mua si qenie me ka dhene force. Poezia e tanishme eshte disi me intelektuale me meditative me metaforike. Ajo nuk eshte ajo poezi qe mediton per ekzistencen njerezore por jo me ate vrullin djaloshar me ate zjarrin e dikurshem. Eumlshte nje poezi e frenimeve ndersa me perpara ajo ishte nje poezi e zjarreve e vullkaneve te vogla brenda meje. Ndoshta edhe tani eshte e tille por eshte nje zjarr qe nuk i duket tymi...

Botuar ne gazeten Shqip
me 22 korrik 2007

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›