E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dhuna, pasoje e ekonomise, bixhozit, por edhe lidhjet jashtemartesore”

Grate kane filluar te kuptojne qe duhet te clirohen nga dhuna dhe konfliktet e vazhdueshme nga bashkeshorti i tyre. Avokatia Vjollca Pustina, e cila ka asistuar shpesh ne mbrojtjen e grave te dhunuara, tregon per gazeten “KJ” procedurat e urdhrave te mbrojtjes, rastet kur grate terhiqen, si dhe atyre te vendosurave qe te denoncojne edhe me tej nese bashkeshorti vazhdon kercenimet.
Duke qene se ju jeni nje avokate qe mbroni cdo klient qe ka nevoje per nje mbrojtese kryesisht, sa here keni asistuar ne urdhrat e mbrojtjes?
Per te qene korrekte me pyetjen tuaj nuk i mbaj mend, por kam asistuar shpesh. E them kete sepse ka disa kohe qe kerkesat per urdher mbrojtje prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane jane shtuar shume, pasi dhe grate kane filluar te kuptojne dhe e ndiejne, qe eshte nje nga menyrat me te mira per t’u cliruar nga dhuna dhe konfliktet e vazhdueshme nga bashkeshorti. Duke vepruar keshtu ndjehen me te mbrojtura.
Cilat jane motivet qe shtyjne grate te kerkojne mbrojtje?
Motivet jane te ndryshme. Dhuna e vazhdueshme fizike dhe psikike. Shkaku i kesaj dhune eshte gjendja ekonomike. Papunesia e burrave, bixhozi, abuzimi nga perdorimi i pijeve alkoolike, sjellin si pasoje dhunen ndaj grave, duke e konsideruar te dobet para forces se tyre, apo lidhjet jashtemartesore. Ne Shqiperi vazhdon te jete mentaliteti qe burri mund te beje si te kete qejf dhe gruaja te mos kete te drejte t’i kerkoje llogari e jo me te jete e barabarte ne mendime, apo dhe t’i shfaqe ato lirshem.
Sa zgjat nje procedure e tille?
Per fatin e mire eshte nje procedure e shpejte. Prane te gjitha komisariateve ne Tirane jane ngritur Seksionet Kunder Dhunes ne Familje, ku cdo qytetar apo familje qe ka konflikte, por dhe te mitur qe shfrytezohen, apo keqtrajtohen nga prinderit, e gezojne te drejten e ankimit. Po ky seksion merr dhe kallezimet e grave, te cilat shprehin shkaqet qe i kane detyruar te bejne kete veprim. Pasi bejne kallezimin ne komisariat, brenda dites ose te nesermen, dergohet nga vete ky seksion kallezimi dhe kerkesa per urdher mbrojtjeje prane gjykates, ku gjyqtari me procedure shume te shpejte cakton seancen gjyqesore, duke derguar flete-thirrje dy bashkeshorteve, si dhe detyrimin e paleve per te qene prezente ne gjykimin e kerkeses per urdher mbrojtje. Gjykata pasi degjon pretendimet e dy paleve, jep vendimin, te cilin organet e policise jane te detyruara ta zbatojne.
Si duhet te trajtohet nje grua, pasi gjykata te shprehet per largimin e bashkeshortit nga shtepia?
Legjislacioni yne sa vjen dhe perfeksionohet me mire. Gruaja sot gezon te drejta dhe respekt nese ajo e kerkon te drejten e saj. Gruaja trajtohet shume mire, pasi ate e mbron ligji.
A ju ka ndodhur ndonjehere qe klientia juaj te terhiqet nga urdhrat e mbrojtjes. Kush jane shkaqet qe detyrojne grate te terhiqen para gjykates?
Po, me ka ndodhur. Kam pasur raste qe jane terhequr para se te paraqiten ne seance per urdher mbrojtjeje, por dhe gjate seances gjyqesore. Shkaqet jane te ndryshme. Bashkeshorti kur ka pare veprimin e bashkeshortes, ndoshta i penduar per menyren e sjelljes se tij ka arritur ta binde gruan qe nuk do ushtroje me dhune ndaj saj, nuk do te vazhdoje te pije alkool, si shkaqe per konfliktet ne familje, ose do punoje per te mbajtur familjen. Ka raste kur grate terhiqen pasi kercenohen nga bashkeshortet, kur kane ardhur para gjykates dhe nga frika jane terhequr, pasi mendojne se mund te kene pasoja. Terhiqen dhe gra, qe pasi e ka marre vesh familja e saj, ndikohen dhe nga presioni i tyre duke e bindur se mund te ndryshoje bashkeshorti.
A ka raste te hapura te kercenimit te tyre dhe si trajtohen ato?
Ka pasur. Por, gruaja, duke iu drejtuar perseri policise me telefon, ose dhe duke shkuar ne komisariat dhe shpjeguar se bashkeshorti e ka kercenuar, pasi policia e verifikon, ndjek procedurat e arrestit te shtetasit, qe ka kryer kete veprim dhe nuk ka zbatuar nje vendim gjykate. Mbaj mend nje grua nga Sauku, e cila kishte kerkuar urdher mbrojtje dhe me vendim gjykate bashkeshorti ne nje distance 100 metra larg nuk duhej te afrohej te banesa ku jetonte gruaja. Ai nuk e zbatoi kete vendim dhe po ajo gjyqtare qe kishte dhene kete vendim i caktoi masen e sigurise “arrest ne shtepi”. Perseri ky shtetas nga njoftimi qe beri gruaja organeve te policise se bashkeshorti e ka kercenuar, gjykata i ndryshoi masen e sigurimit duke e kthyer ne “arrest me burg” per moszbatim te vendimit te gjykates.
Cilat jane kerkesat ne gjykate per te mbrojtur femijet ne rastet kur ciftet kane femije?
Kur gruaja ben kerkese per urdher mbrojtjeje, ka shprehur dhe pretendimet e saj ne lidhje me femijet. Gjykata me vendim shprehet dhe per femijet, sidomos kur ata jane te mitur.
Po ne lidhje me pasurite e perbashketa te ciftit, a ka probleme dhe kush jane pasojat qe vijne nga konflikte te kesaj natyre?
Probleme ka. Pasuria e perbashket ne momentin qe gjykata jep vendimin administrohet nga njera pale, per pasoje i lind e drejta pales tjeter, e cila per momentin eshte demtuar nga ky vendim, qe t’i drejtohet gjykates per ndarjen e kesaj pasurie. Por, duhet te keni parasysh ne momentin qe njeri nga bashkeshortet kerkon urdher-mbrojtjeje, duhet te depozitosh prane gjykates dhe kerkesen per zgjidhje martese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›