Ministri Prifti, mbështetje investimeve të huaja
12/04/2010 Vizita
Në kuadër të mbështetjes së investimeve të huaja në Shqipëri, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, vizitoi dy ditë më parë fabrikën e çimentos së kompanisë “Titan” në Fushë-Krujë, një nga investimet e huaja më të mëdha në vend që kap shifrën e 200 milionë eurove. Sipas njoftimit të METE-s, kjo fabrikë e realizuar me sukses fillon punimet me kapacitet të plotë vetëm pas një muaji. Gjatë takimit me drejtorin e kompanisë, Angelos Kalogerakos, dhe me punonjës të fabrikës, ministri Prifti shprehu bindjen se me fillimin e punës së fabrikës së çimentos të kompanisë “Titan” jo vetëm që tregu shqiptar do të furnizohet më mirë, por do të rritet edhe bilanci i eksportit. "Kemi ardhur në një nga investimet e huaja më të rëndësishme në Shqipëri për t’i dhënë një mesazh të gjithë investitorëve të huaj se Shqipëria është vend shumë tërheqës për investime dhe se qeveria shqiptare është pro biznesit, pro investitorëve të huaj", tha Prifti. Ai shprehu bindjen se "me fillimin e punës së kësaj fabrike do të furnizohet më mirë tregun vendas, por edhe do të kontribuohet për të rritur bilancin tonë të eksporteve, pasi kompania “Titan” ka si synim të shesë në tregun tonë, por edhe në atë të huaj". "Jam shumë i kënaqur nga ky investim dhe jemi plotësisht në mbështetje të këtij investimi. Shpresoj që gjatë këtij viti të shohim fillimin e investimeve të tjera të këtij niveli", u shpreh ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Ndërsa, Angelos Kalogerakos u shpreh shumë optimist për investimin e kompanisë “Titan” dhe gjithashtu vlerësoi mbështetjen që qeveria shqiptare u jep investimeve të huaja. "Kjo gjë e bën Shqipërinë një nga vendet me klimë më të favorshme për investitorët e huaj", përfundoi ai.