Trafikonin emigrantë në këmbim të 800 eurove për person
12/04/2010 Arrestohet një shtetas, në kërkim një tjetër
KORÇË- Policia e Korçës ka mundur të bjerë në gjurmët e një rrjeti trafikantësh të emigrantëve, të cilët u jepnin personave nevojtarë ndihmesën e tyre për të kaluar kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme me destinacion shtetin grek. Trafiku në fjalë organizohej nga dy persona ku, sipas policisë, njëri prej tyre është arrestuar në flagrancë, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim, pasi ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes. Burime pranë Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës bënë të ditur se tashmë është realizuar ndalimi shtetasit Marsel Morava, i datëlindjes 18.05.1976, banues në lagjen nr. 16 të qytetit të Korçës, sepse ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Ramis Paci, të datëlindjes 23.03.1954, banues në lagjen nr. 10 të Korçës kanë ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt shtetit grek shtetasit: A. Gjini të datëlindjes 03.05.1990, dhe shtetasin K. Lugja, të datëlindjes 02.06.1988, që të dy banues në Lezhë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy shtetasit e përmendur më sipër tentonin t’i kalonin emigrantët në drejtim të Greqisë, duke shfrytëzuar zonën e fshatit Kapshticë të rrethit Devoll. Ndihma në fjalë jepej në këmbim të 800 eurove për person, deklaruan burimet e policisë. Ndërsa është bërë i mundur arrestimi i Moravës, në të njëjtën kohë është shpallur në kërkim policor shtetasi Ramis Paci për veprën penale të “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit“ dhe të “falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave“, parashikuar nga neni 298/3 dhe 189 i Kodit Penal. Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, përfunduan burimet policore.