Serbet kapen me armatim gati per veprim
PRISHTINE - Ne nje fshat serb, te komunes se Shterpces, jane gjetur dje municione ne 7 arka druri e disa thase. Ato ishin fshehur ne nje vend te krijuar enkas dhe te mbyllur me gure. Lajmi i dhene nga mediat vendase u konfirmua ne nje komunikate te Zyres per informim publik te Sherbimit Policor te Kosoves (SHPK), Komanda Kryesore e Policise ne Prishtine. Sipas policise, dje, rreth ores 14:10, nje qytetar kishte njoftuar policine se kishte dyshime qe ne Gotovushe jane fshehur mjete shperthyese. "Policia iu pergjigj rastit, siguroi vendin e ngjarjes dhe informoi njesitin e KFOR-it amerikan per cminimin, te cilet se bashku me njesitin e KFOR-it polak dhe SHPK-ne kontrolluan vendin e dyshuar. Ata gjeten dhe konfiskuan 114 predha me 73 60 mm dhe municione te tjera, te vendosura ne shtate arka druri dhe ne disa thase", thuhet ne njoftim. "Te gjitha keto jane predha per minahedhes dhe u gjeten ne nje grope te rrethuar me mur dhe te mbyllur me gure, ne gjendje aktive gati per veprim, evidentoi policia.
Nderkohe, po dje, ne Mitrovice u raportua dhunimi i dy te rinjve shqiptare nga disa minoritare serbe. Policia tha se dy djemte ishin sulmuar, duke mbetur te plagosur, pa kurrfare shkaku. Policia po heton pisten e dhunimit nen motive etnike.