E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna shkul pllakën ku u vra Ziveri/ Reagimi i Taulant Ballës: Sali dhunove edhe varret!

Protesta e 13-të në Tiranë pati një fund si zakonisht, rutinë. Në bulevard, numri i protestuesve ishte i pakët, por nuk munguan goditjet me gurë ndaj policisë, si edhe kundërpërgjigjja e agjentëve.

Në qendër të sulmeve  gjatë incidenteve sporadike ishin Kryeministria, Kryesia e Kuvendit, si edhe disa biznese të pozicionuara te kullat.

Policia u përgjigj dhe shpërndau protestuesit nga bulevardi, duke rikthyer qetësinë.

Megjithatë, në këtë ditë të 13-të, nuk munguan  episodet e shëmtuara.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzoi Sali Berishën për dhunimin e pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit.

Balla e cilësoi këtë akt si të papranueshëm, duke theksuar se dhunimi i varreve dhe i memorialeve nuk është pjesë e traditës dhe e kodit njerëzor të shqiptarëve.

Ai publikoi një foto të pllakës së shkulur në vendin ku u vra Ziver Veizi, gjatë protestës së 21 Janarit 2011.

“O Saaali, po nuk paske pasur asnjë kod njerëzor? Shqiptari nuk e ka zakon të dhunojë varret. Po si mund të paguash para dhe të japësh porosi për të dhunuar pllakat përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit!?”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›