E Diel, 1 Nëntor 2026

Revolta studentore/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

tiraneeeee

Studentë, të rinj dhe qytetarë janë larguar nga ambientet përpara Ministrisë së Arsimit, duke vijuar protestën në drejtim të godinës së qeverisë, ku pritet të përqendrohet tubimi.

Marshimi vjen pas momenteve të tensionit të regjistruara përpara Ministrisë së Arsimit, ku disa protestues hodhën gurë në drejtim të godinës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›