E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Studentët i shembën dhe refuzuan dialogun, Rama i provokon sërish me tavolinën dhe stolat prej guri!

Megjithëse studentët janë shprehur të qartë, kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbëngulë në kërkesën e tij për të dialoguar me ta. Ditën e sotme, ai ka vendosur përpara Kryeministrisë një tavolinë dhe stola prej guri, si dhe disa karrige, të cilat u hoqën në ditët më parë nga të rinjtë.

Sipër tavolinës, kryeministri ka vendosur shënimin “dialog”, pavarësisht se të rinjtë e refuzuan më herët dhe thanë se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për dorëheqjen e tij, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme.

Një ditë më parë, protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje. Forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës ndaj të rinjve, ndërsa i shënjestruan edhe me plumba gome. Po ashtu ata ushtruan dhunë ndaj disa prej tyre.

Me protestën e studentëve janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar bojkotin e mësimit.

Ata çdo ditë dalin në marshim nga Universitetit Politeknik deri te kryeministria, në shenjë solidariteti me të rinjtë duke kundërshtuar dhunën policore ndaj tyre, dhe duke mbështetur kërkesën e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›